“Lumja ti moj Korçë lule që lë pas shoqet e tua. Si trime në ballë u sule. Te paçim përjetë hua”, këto janë vargjet që vendosi të recitojë presidenti Ilir Meta në mes të dëborës nga Korça.

I veshur trashë dhe me shall, Meta me gjestikulacione të theksuara i uron mbarësi Korçës, teksa dëbora bie pa pushim.

“Bardhësi dhe mbarësi përherë për Korçën, të parën lule!”, ka shkruar Meta në Instagram.