Shërbimet ruse të sigurisë penguan disa militantë, mbështetës të kauzës të popujve autoktonë të Rusisë për të marrë pjesë në një konferencë të OKB-së në Nju Jork, ku do të shfaqnin problemet e tyre, njoftuan sot ata.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB, ish-KGB) iu ka tërhequr gjithashtu pasaportat dy anëtarëve të qendrës të ndihmës për popujt autoktonë në veriun rus (KMNS), të cilët do të merrnin pjesë në Konferencën Botërore për popujt autoktonë (WCIP), që zhvillohet sot dhe nesër në Nju Jork.
"Agjentë të FSB-së kanë marrë pasaportën time ndërkombëtare në aeroportin Cheremetievo, në Moskë", shkruan në faqen e tij të rrjetit social "Facebook" drejtori i KMNS Rodion Souliandziga.
'Souliandziga do të bashkëdrejtonte në Nju Jork një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar veçanërisht për një konflikt interesi mes popujve autoktonë të Arktikës dhe industrialistëve të naftës", sipas të përditshmes ruse Vedomosti.
Një ditë më parë, ekspertja Anna Naikantchina, gjithashtu anëtare e OJQ ishte ndaluar të nisej sipas të njëjtit skenar", shkruan militanti, i cili denoncoi një intimidim dhe një dënim.
Një tjetër pjesëmarrëse në takimin e OKB-së, presidentja Parlamentit të Samisëve, popull nindigjen në gadishullin Kola, në veri të Rusisë Valentina Sovkina ka humbur avionin pasi është sulmuar nga një i panjohur që është përpjekur t'i rrëmbejë çantën.
/Shqiptarja.com