KOPLIK - Rreth 50 banorë të Koplikut protestuan këtë të shtunë kundër deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi dhe ish-ministrit të Energjetikës Dritan Prifti, para pularisë “Beata” ku Doshi e Prifti janë aksionerë. Banorët pretendojnë se u kanë borxh 750 milionë, pasi sipas tyre Doshi e Prifti u kanë blerë misër për pulat, por nuk i kanë paguar lekët.
Por nuk ka munguar reagimi i dy ish-kolegëve, të cilët në një deklaratë me shkrim për mediat thonë se nuk i kanë borxh asnjërit prej banorëve. Ata shprehen se prej disa javësh nuk janë më bashkëpronar të kësaj pularie pasi i kanë shitur aksionet. Këtë fakt Doshi dhe Prifti e kanë vërtetuar me dokumentin zyrtar të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ky emri i tyre nuk figuron më si aksionerë.

“Ky lajm është sajuar nga njerëz të pafytyrë”, tha Prifti.
Deklarata e deputetit Tom Doshi
Përmes mediave jam njohur me disa aludime se unë në cilësinë e njërit prej aksionerëve të kompanisë Beata në Koplik të Malësisë së Madhe, paska borxhe ndaj banorëve të zonës atje.
Si i zgjdhur i mijëra banorëve të qarkut Shkodër, në përgjegjësinë time deklaroj publikisht se unë nuk kam asnjë borxh të asnjë lloji ndaj askujt në asnjë rajon të Shqipërisë dhe aq më pak ndaj banorëve të Koplikut të Malësisë së Madhe. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë kilogramë misër nga banorët e Koplikut dhe nuk kam asnjë borxh ndaj tyre. Nëse ata kanë borxhe i kanë me ish-pronarin e pularisë, i cili ka dhe detyrimin që tu japë paratë, nëse u ka mbetur borxh.
Nga ana tjetër, unë nuk zotëroj asnjë aksion në kompaninë Beata (pularinë) në Koplik të Malësisë së Madhe. Të gjithë të interesuarit për të vërtetuar këtë gjë mund të marrin informacion në faqen zyrtare të Qendrës Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe do të shohin se kjo kompani nuk ka më aksionerë Tom Doshin dhe as Dritan Priftin.
Të gjitha lajmet e përhapura në media janë të gjitha mashtrime. Unë nuk i kam patur dhe nuk i kam asnjë borxh askujt, aq më pak banorëve të Koplikut.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO