Në shpatin juglindor të malit të Pashtrikut, shtrihet fshati “Pusi i Thatë”. Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit udhëtimi vështirësohet, pasi rruga është e paasfaltuar. Çatitë e drurit po bien njëra pas tjetrës, muret prej guri po shemben. Pamja është e trishtueshme. Në fshat nuk dëgjohet asnjë zë, veç fëshfërima e pyllit.
“Deri para viteve ‘90 jetonin 45 famile, ndërsa aktualisht ky fshat është braktisur totalisht. Shumica kanë shkuar në Tiranë e Durrës por edhe jashtë"
Banori i fundit, Rizan Morina para 10 ditësh është shpërngulur nga fshati Pus i Thatë bashkë me familjen. Sot e takojmë rastësisht teksa merr orenditë e fundit dhe na rrëfen arsyet që e detyruan të braktisë vendlindjen.
“Banorët e tjere ikën të gjithë, vetem s’rrinim dot. Rrugë jo, as shkollë e shëndetesi. Largimet kanë nisur prej 10 vitesh, por në vitin e fundit (2023) ikën të gjithë”, u shpreh ai.
Edhe pse i totalisht i braktisur, Rizani thotë se këtu herë pas here kalonin turistë, të apasionuar pas natyrës. Nga ky fshat mund të kundrosh liqenin e Fierzes, qytetin e Kukesit, Malin e Gjallicës.
“Kanë ardhur turistët vitet e tjera se ju pëlqente mali e klima. Rrinin në çadra në livadhe, por tani nuk vijnë më”, tha ai.
Banorët e fshatit Pusi i Thatë, pjesë e Bashkisë së Hasit, më parë jetonin me blegtori, ndërsa bujqësia s’ka qenë asnjëherë e favorizuar për shkak të terrenit malor. Bukuritë natyrore janë të jashtëzakonshme, por këto nuk mjaftojnë! Banorët u detyruan të lënë fshatin pasi mungon rruga, shkolla, punësimi.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’
23 Dhjetor, 15:49
-
Sfidat e kthimit në Shqipëri për të investuar! Historia e çiftit që u kthye në fshatin e lindjes, në Gjegjan të Kukësit
22 Dhjetor, 22:51
-
K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake
21 Dhjetor, 08:25
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor, 14:06
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor, 12:47
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor, 15:04
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor, 17:14