Shumë fshatra shqiptare janë lënë në harresë nga shteti. Gorrica fshat i Këlcyrës që pas kohës së diktaturës nuk ka parë asnjë investim në zonë.Banorët thonë se pushtetarët i shikojnë vetëm në kohë fushatash dhe në televizor tek sa japin spektakle qesharake në parlament se gjoja ju intereson për popullin.

Më gjithë sakrificat dhe pamundësia për t’u ushqyer mirë në kohën e diktaturës, në disa fshatra shqiptare është ringjallur nevoja për një sistem të tillë. Kjo për faktin se zonat e tyre janë bërë të pabanuara. I tillë është edhe fshati Gorricë në verilindje të Bashkisë së Këlcyrës. Në këtë fshat jetojnë gati 300 frymë, shumica me probleme të forta sociale. Përpos kësaj, infrastruktura është mjaft e rënduar.  Banorët thonë se shteti pas kohës së monizmit nuk ka vënë dorë në rrugën që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të zonës.

Njëri nga banorët është shprehur se : “Rruga është problem sepse kur kemi ndonjë rast emergjent ose ndonjë rast vdekje, makinat qëndrojnë shumë poshtë në pamundësi për të ardhur.

Terreni shumë i vështirë, favorizon aksidentet të cilat nuk kanë munguar, apo dhe dëmtimin e automjeteve të cilat guxojnë të sfidojnë. Kërkesa e tyre themelore dhe e vetmja është kjo rrugë.

Makinat e vogla nuk vijnë dot lartë se i prishet makina. Vetëm makinat e mëdha munden të kalojnë.”

Premtimet e pushtetit kanë qenë të shumta në raste fushatash elektorale, por sa kanë ardhur dhe marrë votën më pas është harruar çdo gjë.

Vjen qeveria kur kërkon votën, na bën premtime. Por premtimet janë bosh. Ka vite që nuk mirëmbahet ashtu si duhet dhe shumë herë na është premtuar se do ta shtrojnë më asfalt, por nuk kanë bërë gjë.”

Banorët të ngarkuar me probleme të mëdha sociale dhe shëndetësore, kërkojnë të paktën, ridisiplinimin e rrugës, e gjatë më pak se 1 km. Nuk kërkojnë as asfaltimin e saj dhe as vepra arti, thjesht hedhjen e çakullit dhe evadimin e shkëmbinjve.

Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com