Oymyakon është fshati më i ftohtë në botë i cili ndodhet në Rusi, në lindje të Siberisë.

Në këtë fshat temperatura e mesme në janar arrin -50 gradë C, ndërkohë temperatura më e ulët e regjistruar në historinë e njerëzimit në këtë fshat është -67,7 gradë C në vitin 1933.

Fshati numëron 500 banorë dhe është konsideruar vendi më i ftohtë në botë.

fshat rusi

Kushtet e jetesës janë tepër të vështira, ku supermarketet shesin vetëm peshk dhe mish pasi është e vështirë që të kultivohen prodhime të tjera ushqimore.

fshati rusi

Oymyakon është fokusi i shumë reportazheve të ndryshme në botë, të cilët kanë dokumentuar kushtet klimatike të fshatit.

fshati rusi

fshati rusi

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)