Fshati zviceran në zi, arsyeja do iu lërë me gojë hapur

Fshati zviceran në zi, arsyeja do iu lërë me gojë hapur

Thashethemet në Facebook nuk kanë të ndalur: Në Rebstein të Zvicrës dyshohet se ekziston një gurman i maceve. Janë postuar disa informata për zhdukjen e maceve, të cilat pjesërisht janë fshirë sërish. Në komente mund të lexohet: “Aq shumë mace për periudhë kaq të shkurtër, nuk më besohet se të gjitha janë shkelur nga veturat”.

Të dielën është paraqitur një lexues i cili informon se macja e tij është zhdukur që nga festa e fundit. Macja tetëvjeçare me emrin Tim, nuk është e vetmja në lagje që i janë zhdukur të gjitha gjurmët. Të prekur janë gjithsej tetë pronarë të maceve, të cilët janë në kërkim të tyre.

“Jam në kontakt me shumicën në lagjen time, të cilët po përjetojnë momente të rënda”, pohon një prind 31-vjeçar. Dyshimi i tyre është tek një fqinj, i cili supozohet se i përcjellë macet një nga një dhe i grumbullon", shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Është e mundur që edhe t’i ketë qëlluar me një pistoletë me plumba të ajrit, në mënyrë që të mos mund të arratisen. Mbetet e paqartë se çfarë ndërmerr i dyshuari me macet. 31-vjeçari dyshon se ia i përgatitë macet dhe ushqehet me to, por këto janë vetëm dyshime dhe nuk është gjetur ndonjë argument.

Brengë të njëjtë ka edhe pronarja e maces Raccy, e cila është zhdukur që nga festa. Ajo është e sigurt se macja e saj është rrëmbyer. “Po të jetë futur nën ndonjë veturë, me siguri se deri më tani do të ishte gjetur”, është e sigurt ajo dhe sytë i mbushen me lot. Për zhdukjen e maceve është informuar edhe Policia kantontale e St. Gallenit, e cila për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë