Fshehën detajet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, paraqiten në gjykatë zv/drejtorët e policisë Elbasan (VIDEO)

Dy zëvendësdrejtorët e  policisë së Elbasanit, Albet Nushi dhe Nikollaq Pano, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë pasi akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pierin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit. Ndaj tyre është verifikuar masa e sigurisë ndaj tyre 'arrest në shtëpi'.

Albet Nushi, ish drejtor krimesh  në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur i pashoqëruar dhe ka dalë gjithashtu i pashoqëruar. Për mediat ai ka thënë se "Nuk jam njohur me masën e sigurisë". Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur për shkak të bojkotit të avokatëve apo jo.

Kujtojmë se në dosjen që disponon Report Tv, thuhet se vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mund të ishte parandaluar pasi dy ish zv drejtorët mbërritën në vendin e ngjarjes atëherë kur kishte vetëm një konflikt verbal, nuk morën masa që konflikti të mos degradonte me përdorimin e armëve.

Nëse 2 zv.drejtorët do të kishin shoqëruar Mehmet Grecën, që PD-ja pretendonte se po blinte vota në favor të PS, para se t’i vinin për ndihmë Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj atëherë nuk do të kishte gjakderdhje në qendër të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare. 

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, rezulton se në orën 14:00, ditën e vrasjes, dy zv.drejtorët mbërritën të parët në vendngjarje, pas njoftimi të bërë nga ish-zyrtari i policisë, Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan. Ky i fundit pretendonte se kishte ndaluar një mjet, pasi kishte dyshime se po shpërndante para në favor të PS. Në dosje thuhet se 2 zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë.

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

“Ai i ka thënë që kemi ndaluar këtë mjetin ML, ngjyrë të zezë pa targa, e cila ka brenda karta identiteti dhe po shpërndan lek nëpër votues. Në këtë moment unë i them përgjegjësit të grupit Shqiponja që shoqëroni personin në Drejtori së bashku me mjetin pa targa. Në këtë kohë plasi rrëmuja, filluan të konfrontoheshin me njëri-tjetrin dhe unë dëgjova të shtëna armësh që vinin nga mesi i pallateve jo në rrugën kryesore ku kishim qëndruar makinën ne”, mësohet të ketë deklaruar Palla lidhur me ngjarjen.

“Ai me sqaron se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, shtetas tjetër me arsyen sipas tij se ai person po bente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Ai me tregoi se atij personi që kishin bllokuar i përkiste mjeti, fuoristrada e zezë të cilen ma tregoi me gisht dhe ishte ajo që cilesova më lart gjatë deklarimit. Arjani me tha se brenda në ate mjet ka para , lista emerore. Nga aty ku isha kam kthyer koken andej nga vinin krismat dhe kam vënë re se aty ishte e parkuar një makinë e vogel, veturë ngjyre e zeze, pra e parkuar tek rruga e prishur, rruga qe po riparohet. Kam vënë re duke parë mbi pjesën e sipërme të asaj veture, nga pas saj, një person i cili ishte i ulur, mbështetur ne njërin gju dhe shtinte me pistoletë pa nderprerje, në drejtim të grumbullit të personave që ishin në këmbë pranë blloqeve të betonit”, ka deklaruar Nushi ndër të tjera. Me “ai”, 2 ish-zv drejtorët i drejtohen Arbër Paplekajt, i cili ka qëlluar duk lënë të vdekur në vend Pjerin Xhuvanin.

Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar.  Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

Si ndodhi ngjarja
Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Çfarë ishte Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e votës
 Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, zbuloi skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill. Quhej "Struktura për Mbrojtjen e Votës" (SMV). Lajmi u bë  publik me zë dhe me figurë nga ish- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture. Bardhit tha aso kohe se vrasësi Arber Paplekaj "ishte pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryente në ato moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtës së votës, kishin në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".  Struktura për Mbrojtjen e Votave përdorte furgonë të njëjtë si në ditën kur ndodhi vrasja në Elbasan, me të cilët ky grup paraushtarak patrullonte qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korrigjo: 14/08/2022 14:26

    Korrigjoni mbiemrin. Nuk eshte Pano por Palla.

    Përgjigju
  • Emanuel: 30/06/2022 15:21

    Albert nushi nje fakir qe e njeh e gjith kupola policore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja