Fshehën mln lekë pasuri,kallëzohen
6 zyrtarë,mes tyre dhe gjyqtari Kalia

Fshehën mln lekë pasuri,kallëzohen<br />6 zyrtarë,mes tyre dhe gjyqtari Kalia
TIRANË - Gjashtë zyrtarë të lartë do të përballen me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, fshehjes së pasurisë si dhe deklarim të rremë të pasurisë së krijuar gjatë ushtrimit të detyrave në poste publike. 

Në kallëzimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, lista kryesohet nga gjykatësi Ardian Kalia, për tu ndjekur më pas nga Irena Gjika zyrtare në Ministrinë e Financave, Artan Bega, Artur Taraj, Agron xhaferri dhe Agron Selimaj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas kallëzimit gjykatësi Kaliaj ka bërë deklarim të rremë për vlera monetare 40 milionë lekë si dhe për kontrata në blerjen e dy apartamenteve në vlerë 117 mijë euro.

Më tej në kallëzim për mungesë të burimit të ligjshëm të pasurisë me vlerë 60 milionë lekë listohet Drejtoresha e Drejtorisë së Regjistrimit të Borxhit në Ministrinë e Financave Irena Gjika për tu ndjekur nga 4 zyrtarët e Drejtorisë së Tatimeve.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive bënë me dije se kallëzimet për zyrtarët e gjetur me shkelje janë depozituar në prokurorinë e përgjithsme, ku pritet që këta shtetas tashmë të merren në pyetje e pas verifikimeve të ngrihet akuza që i ngarkon ata me përgjegjësi penale.
 
Janë kallëzuar penalisht zyrtarët e mëposhtëm: 
- Ardian Kalia, me funksion Gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare të ligjshme për të ardhurat në shumën rreth 40.000.000 lekë, deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro.
 
- Irena Gjika, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit dhe Shërbimit të Borxhit, Ministria e Financave, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe mungesë burimi të ligjshëm financiar për pjesën e pasurisë në shumën rreth 60.000.000 lekë.
 
- Artan Bega, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimi financiar për pjesën e pasurisë në shumën rreth 30.000.000 lekë.
 
- Artur Taraj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për pjesën e pasurisë në shumën rreth 13.500.000 lekë.
 
- Arben Xhaferi, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë të interesave private dhe mungesë burimesh financiare për pjesën e pasurisë në shumën rreth 13.000.000 lekë.
 
- Agron Selimaj, me funksion Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fshehje pasurie, deklarim të rremë të interesave private për pjesën e pasurisë në shumën rreth 14.000.000 lekë.
 
ILDKPKI ka dërguar pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale për subjektet e lartpërmendur për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale parashikuar nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.
 
Gjithashtu, ILDKPKI ka njoftuar institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për ndjekjen e mëtejshme të rasteve me transaksione të dyshimta brenda dhe jashtë vendit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri