SHKODËR-Arsenali i armëve i gjetur më 27 prill të këtij viti, ka qenë i fshehur në një banesë të pabanuar në fshatin Luarëz të Shkodër, shumë kohë para se të vritej në një atentat mafioz Fatbardh Lici. Ky arsenal armësh është marrë përsipër nga vjehrri i këtij të fundit, Gëzim Kulla. Kulla është vetëdorëzuar në polici para disa ditësh, e ndërsa sot i është komunikuar masa e sigurisë 'arrest me burg. Ai ka rrëfyer se ka dërguar arsenalin e armëve, bashkë me dhëndrin e tij Fatbardh Lici, para se ta vrisnin në një atentat mafioz më 10 gusht të vitit 2018.

Por si u ra në gjurmët e këtyre armëve?  Më 27 prill në këtë fshat u raportuan të shtëna me armë, nga persona të paidentifikuar. Pas njoftimit të marrë, policia ka kryer kontroll në disa banesa, ku në njërn prej tyre u gjet një arsenal armësh, përfshirë një armë ushtarake të rëndë  granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Bëhet e ditur se kjo banesë është në pronësi të Gëzim Selës, vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit, në kërkim si autor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali. Gjatë marrjes në pyetje, Kulla ka pranuar se armët nuk i përkasin Selës, por atij dhe dhëndrit të ekzekutuar një vit më parë.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë gjetur prova të vlefshme në këtë banesë që mund të zbardhin vrasjet e mëparshme që kanë tronditur Shkodrën në luftën mes dy fiseve Lici dhe Bajri/ Bilali.

shkoder.jpg" style="height:300px; width:780px" />

Armët dhe fishekët e sekuestruar me 27 prill