Një muaj pas ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve  Astrit dhe Brahim  Bilali në qytetin e Shkodrës,kanë rënë në prangat e policisë 2 prej autorëve, teksa është shpallur në kërkim ekzekutori kryesor, Ibrahim Lici, i cili mendohet se ka dalë jashtë vendit.

Mëngjesin e kësaj të premteje në kuadër të operacionit të koduar "Livadhe", Policia e Shkodrës arrestoi  në banesat e tyre, Arsen Stojkun, 29 vjeç dhe Mylslim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, teksa urdhër-arresti për ta është lëshuar nga prokuroria me 25 prill.

Ibrahim Lici në kërkim dhe dy të arrestuarit Arsen Stojku dhe Mislim Rama

Në kërkim është shpallur dhe një 29 vjecar me inicialet D,B që mendohet se ka ndihmuar autorët e krimit gjatë arratisë.

Policinë tek autorët e krimit mund ta kenë çuar gjurmët e zbuluara në makinën e ekzekutorëve që u gjet duke u djegur pak metra larg shtëpisë ku u vranë 2 vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, mëngjesin e 30 marsit 2019. Automjetit tw përdorur për vrasjen, autorët i kishin vënë flakën por mbërritja e zjarrfikëseve në kohë bëri që mjeti të shpëtohej nga flakët dhe hetuesit të gjenin prova.

Ibrahim Lici 26 vjeç, ekzekutori kryesor u 2 vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali  është djali i Mustafa Licit anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i një partie ne aleance me Partinë Demokratike.

Ibrahimi ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.

Muhamet Lici i dënua me 13 vite burg, ndërsa  gjykata e la të lirë Ibrahim Licin, i cili ishte kthyer në një 'dhimbje koke' për policinë e Shkodrës.

4 të rinjtë kanë planifikuar dhe realizuar vrasjen e Ibrahim e Astrit Bilalit në derën e shtëpisë së tyre, teksa ky krim ndodhi në vijimësinë e hakmarrjes mes familjeve Lici dhe Bajri.

Astrit Bilali  i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars të këtij viti, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit  i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër

Astrit Bilali, Astmer Bilali dhe Brahim Bilali

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar I shoqatës “2 prilli”.

Vellezerit Astrit dhe Brahim Bilali

Gazetari Artan Hoxha më herët ka publikuar foto në Report tv ku mendohet se është pikërisht Ibrahim Lici me anëtarët e tjerë të bandës, teksa ata janë të maskuar dhe të armatosur me armë të ndryshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Foto ekskluzive e Ibrahim Licit, djalit të zyrtarit Shkodrës të akuzuar për atentatin e dyfishtë

1556268958_ibrahimlici.jpg

Ibrahim Lici 26 vjeç i dyshuar si personi që më 30 mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ndërkohë djali tjetër i tij ka qenë i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës. 

Report TV siguron ekskluzivisht foton e Ibrahim Licit, i cili është në kërkim policor për atentatin e dyfishtë. 

Ndërkohë, në foto të tjera të publikuara nga gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, Ibrahim Lici shfaqet me anëtarë të tjerë të bandës, i maskuar dhe me armë në duar. 

 

Ora 10:01
Dy autorët e vrasjes së vëllezërve Bilali 'friend' në Facebook (FOTOT)

Arsen Stojku 29 vjeç dhe Mislim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, dyshohet të jenë autorë të vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të vëllezërve Bilali. Ata janë nën akuzë edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shihet se dy të rinjtë janë miq me njëri-tjetrin. 

 

Ora 09:49
Njoftimi i Policisë për arrestimin dhe identifikimin e autorëve të vrasjes së vëllezërve Bilali

1556262888_viktimatshkoder.jpg

Zbardhet vrasja e dyfishtë, e ndodhur më 30 mars 2019, ku mbetën të vrarë dy vëllezër. Finalizohet operacioni policor i koduar "Livadhe"

Operacioni me metoda speciale të hetimit nga DVP Shkodër, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në pranga dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes. Shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë.

Në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 30 mars 2019 ku mbetën të vrarë dy vëllezër, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u ngrit një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga ana e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë  së Forcës së Posaçme  Operacionale në Policinë e Shtetit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Livadhe” duke u finalizuar me  ekzekutimi i urdhrave të  ndalimit, datë 25.04.2019, të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndalimin e shtetasve:
 
- A. S., 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
 
- M. R., 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
 
U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe  e shtetasit D. B.,  29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit". Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.
 
Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje. Si rezultat  i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
 
Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.