Velipojë- Disa të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në Velipojë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Mësohet se disa persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, teksa po lëviznin me makinë në rrugën kryesore në fshatin Luarëz, kanë qëlluar me armë në ajër.
Siç mund ta shikoni në foton e siguruar nga Report Tv, forcat e policisë lokale dhe FNSh, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po punojnë për identifikimin e personave.
Foto nga vendi i ngjarjes
Komento