Fshehën pasurinë, procedim
disiplinor për çiftin e gjyqtarëve
Ministria e Drejtësisë urdhëron fillimin e procedurës disiplinore ndaj dy gjyqtarëve të cilët janë denoncuar nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë.
TIRANE- Ministria e Drejtësisë urdhëron fillimin e procedurës disiplinore ndaj çiftit të bashkëshortëve gjyqtarë, të cilët janë denoncuar nga ILDKP për deklarim të rremë të pasurisë.
“Ministri i Drejtësisë Nasip Naço vendos fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve Klorinda Cela dhe
Ken Dhima. Inkurajoj ILDKP në luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë shprehet e vendosur për respektimin e memorandumit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe ILDKP-së “si garanci për forcimin e mekanizmave të kontrollit”
Për gjyqtarin Ken Dhima, pas analizimit të gjithë dokumentacionit të administruar në ILDKP, ka rezultuar: “Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë. Si dhe mungesa e burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit”.
Gjyqtari Ken Dhima sipas ILDKP ka mashtruar për llogaritë e transaksionet bankare, ka dhënë deklarime të rreme për huamarrje, dhurata apo shlyerje këstesh për apartamente me vlerë 5 820 000 lekë dhe 214 300. Ndërkaq, e njëjta gjë ka rezultuar edhe pas kontrollit të dokumentacionit
për gjyqtaren Klorinda Çela, e cila është gruaja e Dhimës.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
EKSKLUZIVE/ Shërbimet sekrete: Gjyqtari Ken Dhima 4 vite korrupsion, gjyqtarja Mimoza Brahimi lidhje me krimin e organizuar
1 Qershor 2022, 16:59
-
U shkarkua për 550 mijë USD pasuri të ‘zezë’, si e shpëtoi KLD-ja e Berishës gjyqtaren Klorinda Çela në 2014! Sot kallëzohet në SPAK, ja biznesmeni që e ‘mbuloi’ me para
28 Dhjetor 2021, 16:35
-
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
27 Tetor 2021, 15:23
-
Biznesmeni Ahmet Muça ‘mbuloi’ me para gjyqtarin Ken Dhima, zbulohen pagesat për pushime, udhëtimet turistike dhe dhurata deri në 20 mijë euro
27 Shtator 2021, 17:09
-
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
29 Korrik 2021, 19:27
-
Dhurata dhe 600 mijë USD tepër, ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima drejt shkarkimit, u ‘sëmur’ për t’i ikur Vetingut të cilin në 2018 e shpalli Sorosian, si e shpëtoi 2 herë KLD
28 Korrik 2021, 10:13
-
‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’, ‘rebeli’ Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD-ja, i kallëzuar për pasurinë
26 Korrik 2021, 16:09
-
Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku
5 Janar 2021, 15:56
-
Rinis Vetingu me Donika Prelën dhe Vojsava Osmanajn, dosjet e 'nxehta' të vjeshtës
31 Gusht 2020, 19:12
-
Korrupsion dhe seks / ‘Bëmat’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve të radhës para Vetingut, përballjet e bujshme në vjeshtë
4 Gusht 2020, 18:55