TIRANË- Alfred Kurti, me detyrë administrator i kompanisë ‘Neku’ Sh.p.k dhe 3 ish-aksionerë të kësaj kompanie Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Rrahim Laçi janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kryer evazion fiskal.
Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e kompanisë “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.
Kompania ‘Neku Sh.p.k’, e cila merret me tregtimin e mineraleve metalike dhe metaleve dhe që ushtron aktivitetin e saj në Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, i ka fshehur shtetit më shumë se 100 milionë lekë taksat, që duhet t’i paguhen shtetit në detyrime të drejtëpërdrejta ose të tërthorta.
Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe janë drejtuar nga prokurori Bledi Valikaj, i cili ka marrë të pandehur kompaninë dhe shtetasit e mësipërm për fshehje të ardhurash, pasi dyshohet se të dyja palët edhe aksionerët dhe kompania kanë kryer evazion fiskal.
Nën hetim është vënë edhe Rrahim Dedja, emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë, kjo pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit në autostradëb Tiranë-Durrës, në prill të këtij viti. Sipas vëllait të viktimës, Zeqir Çalit, ai rrëfeu se vëllai i tij i kishte një borxh prej 1 mln euro Rrahim Dedës.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
33%
-
JO
57.5%
-
NUK E DI
9.5%
Vota total: 1542
Lajme të tjera
-
48 vjeçari në Prrenjas i dha fund jetës prej varfërisë ekstreme, OSHEE: Nuk i kemi ndërprerë furnizimin me energji elektrike
9 Gusht, 22:51
-
Aktorja e humorit flet për humbjen e binjakëve: Dhimbja jeton me mua
9 Gusht, 22:37
-
Shirat s’bëjnë punë! Zjarret në Lezhë vijojnë, shkrumbojnë mbi 200 hektar pyje
9 Gusht, 22:20
-
E rëndë në Shkodër, xhaxhai po pastronte çiften, qëllon aksidentalisht nipin! Ndërron jetë 10 vjeçari
9 Gusht, 22:16
-
‘Dua t’i dedikohem familjes’, Serena Williams njofton tërheqjen nga tenisi
9 Gusht, 22:14
-
Konflikt mes adoleshentëve në Kosovë, 16-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos shokun e klasës
9 Gusht, 22:08
-
‘S’mund t’i kërkojnë në google, TV vetëm frengjisht', disa prej urdhrave absurd që të famshmit ua kanë vendosur fëmijëve
9 Gusht, 21:54
-
Marrëdhëniet e tensionuara Rusi- Izrael, Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun izraelit
9 Gusht, 21:52
-
‘Putin mendoi se mund të na ndajë’, Biden nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë
9 Gusht, 21:39
-
Berisha: Rama takohet periodikisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte
9 Gusht, 21:23
-
Udhëzimi/ U hiqet e drejta Bashkive! Ja si do bëhet vjelja e taksave nga qytetarët debitorë! Kush s’i paguan brenda afatit, bllokim pasurie deri ndjekje penale
9 Gusht, 21:17
-
Moti i keq me erë të fortë në Itali, rrugët kthehen në lumenj balte! Shoferët bllokohen brenda makinave (FOTO)
9 Gusht, 21:07