Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka shkarkuar sot Prokurorin e Apelit në Tiranë, Gentian Trenova. Trupa e KPK që gjykoi prokurorin Trenova përbëhej nga gjyqtarët Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Në këtë seancë mungonte prokurori Trenova, ndërsa përfaqësohej nga avokati i mbrojtës Sami Lami. Nga vlerësimi i KPK, Trenova nuk rezultonte i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

Apartament dhuratë vjehrrit dhe fshehje pasurie
KPK konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë nga prokurori si dhe fshehje pasurie. Sipas KPK, Trenova ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm. Ai disponon dy automjete një ‘’Benz” dhe një ‘’Volsvagen”. Ndërkohë, deklarimi i rremë kap shifrën e 12 mijë eurove.

Gjithashtu Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme. Prokurori i Apelit në Tiranë pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe ia ka dhuruar vjehrrës, por rezulton se e ka ai në përdorim. 

Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. 

Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. 

Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cenojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. 

Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluduar se ka aftësi për të ushtruar profesionin”.

Pushoi hetimet për prokurorin e korruptuar dhe trafikantin të drogës
Javën e kaluar, prokurori pati një seancë dëgjimore me tensione, ku debatoi me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs. Ky i fundit e sulmoi prokurorin në lidhje me dy gjetje të hetimit administrativ të KPK-së. E para kishte të bënte me pushimin e hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe ndaj të cilit kishte një audiopërgjim, ndërsa e dyta kishte të bënte me pushimin e hetimeve ndaj një personi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.


(Prokurori Trenova gjatë seancës dëgjimore në KPK javën e kaluar)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:20
E shkarkoi Vettingu, avokati i Trenovës: Vendimi i KPK, paragjykues, do e ankimojmë

Saimir Lami, avokati mbrojtës i Prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentjan Trenova, i shkarkuar nga Vettingu, tha se vendimi i KPK është paragjykues. Sipas tij, njerëz me kontribute në sistemin e drejtësisë po trajtohen në mënyrë të pandershme.

Disa standarte nuk vlejnë për komisionin, diçka është shumë gabim me metodologjinë për të gjithë magjistratët. Është për të ardhur keq, se Shqipëria s'ka luksin për të humbur njerëz të kualifikuar.

Jemi të paragjykuar në këtë proces, që në fillim. Sigurisht që do ta apelojmë vendimin.

Saimir Lami, avokat mbrojtës i Gentjan Trenovës

Ora 10:20
Saimir Lami, avokati mbrojtës i Prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentjan Trenova
Saimir Lami, avokati mbrojtës i Prokurorit të Apelit të Tiranës, Gentjan Trenova, i shkarkuar nga Vettingu, tha se vendimi i KPK është paragjykues. Sipas tij, njerëz me kontribute në sistemin e drejtësisë po trajtohen në mënyrë të pandershme. Disa standarte nuk vlejnë për komisionin, diçka është shumë gabim me metodologjinë për të gjithë magjistratët. është për të ardhur keq, se Shqipëria s'ka luksin për të humbur njerëz të kualifikuar. Jemi të paragjykuar në këtë proves, që në fillim. Sigurisht që do ta apelojmë vendimin. Saimir Lami, avokat mbrojtës i Gentjan Trenovës