Vettingu/6 ankesa nga qytetarët, Gjyqtari i Apelit Ilir Toska del para KPK, DSIK kërkon shkarkimin

Vettingu/6 ankesa nga qytetarët, Gjyqtari i Apelit Ilir Toska del para KPK, DSIK kërkon shkarkimin

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska përpara KPK-së

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska, ka dalë sot për seancë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Toska ka qenë i pranishëm vetë përpara trupës së Vettingut. Në raportin e KPK thuhet se për Toskën janë kryer hetime të thelluara si dhe janë verifikuar deklarimet, të ardhurat dhe shpenzimet.

Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Në seancën dëgjimore të kësaj të mërkures, Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka paraqitur një raport të detajuar dhe ka vlerësuar si të papërshtatshëm vijimin e ushtrimit të profesionit të gjyqtarit nga Ilir Toska. Është hera e parë që DISK kërkon shkarkimin e një gjyqtari apo prokurori që prej nisjes së procesit të Vettingut. DSIK verifikon kontakte me botën e krimit.

Ndaj gjyqtarit ka pasur gjashtë ankesa nga qytetarët për vendime të dhëna nga gjyqtari Ilir Toska. Denoncimet janë bërë nga shtetasit V.C, l.M, A.C, H.A, H.V dhe B.B, të cilat janë përfshirë në raportin e DSIK. E pranishme në këtë seancë ka qenë edhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca

Lidhur me anën profesionale sipas Inspektoratit të KLD, rezulton se Toska është i aftë profesionalisht, ndërsa sa i takon pasurisë, Toska ka në pronësi apartament me sipërfaqe 83 m2 në zonën e “Ali Demit”. Sipas verifikimeve doli që Toska kishte vetëm këtë pasuri. 

KPK u tërhoq për vendim dhe ka caktuar datën 21 qershor, ditën e nesërme, për të komunikuar shkarkimin ose jo të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Ilir Toska.  

Pasuria e gjyqtarit Ilir Toska
Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash. Ndërkaq, në vitin 2007, gjyqtari deklaron se ka blerë një autoveturë me vlerë 1 000 000 lekë. Sa i takon të ardhurave, gjyqtari deklaron vetëm pagën e tij, të ardhura nga disa projekte të ndryshme si dhe pagën e bashkëshortes.

Nga viti 2004 deri në vitin 2014, bashkëshortja e gjyqtarit deklaron vetëm një pagë rreth 497 106 lekë, ndërsa më pas, ajo rezulton me disa punë paralele. Në vitin 2016, bashkëshortja e gjyqtari deklaron 48 375 lekë pagë si pedagoge e jashtme, 483 408 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat 'Albiomed' sh.p.k, 209 610 lekë ardhura nga paga pranë subjektit privat Qendra Diagnostike Moskat dhe 96 000 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat person fizik Gëzim Shaholli, 'Medical farma'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë