Fshehu 17 mijë euro të padeklaruara në automjet, vihet nën hetim 34-vjeçari në Portin e Vlorës

Fshehu 17 mijë euro të padeklaruara në automjet, vihet nën hetim 34-vjeçari në Portin e Vlorës

Porti i Vlorës

VLORË- Një 34-vjeçar është vënë nën hetim pasi fshehu 17 mijë euro në mjet për të mos i deklaruar.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligj zbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.   

Shërbimet e Policisë Kufitare në port Vlorë, në bashkëpunim me Frontex-in, përfaqësuesit e Guardia Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në valixhen me sendet personale të drejtuesit, shërbimet e Policisë gjetën 17 000 euro, të padeklaruara nga një person me iniciale R. M.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çfarë mendojnë shqiptarët për investimin e dhëndrit të Trump? Kush po fiton? Nesër, ora 21:00, sondazhi politik i Report Tv me Zaloshnjën

Çfarë mendojnë shqiptarët për investimin e dhëndrit të Trump? Kush po fiton? Nesër, ora 21:00, sondazhi politik i Report Tv me Zaloshnjën