Zv.kryeministrja Albana Koçiu u bëri thirrje banorëve të zonave të prekura nga flakët në Himarë të zbatojnë udhëzimet për evakuim.
"Situata në Himarë vijon të jetë e vështirë. Në terren janë angazhuar 160 efektivë të Forcave të Armatosura, strukturave të Emergjencave Civile dhe ekipeve të urgjencës mjekësore, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonave të prekura, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për evakuim dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencave në terren. Në këto momente, asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta! Operacioni do të vijojë pa ndërprerje, në koordinim të plotë të të gjitha strukturave të angazhuara. Bashkë do t’ia dalim", shkruan Koçiu.
Lajmi kryesor:
Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll






