Fshehu 2.6 mln $ si drejtor i 
KESH e deputet, padi Harasanit

TIRANË - Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit të Interesit ka kallëzuar dje ish-deputetin Andis Harasi, për transferta të dyshimta me vlerën 2.6 milionë dollarë. Sipas ILDKPI nga kontrollet e kryera në deklaratat e pasurisë që Harasani ka bërë gjatë periudhës që ishte drejtor i KESH në periudhën (2003-2005) dhe deputet në periudhën (2005-2012) rezulton se ka bërë deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 dollarëve. 

Në një shkrim të datës 25 shkurt të vitit 2015, gazeta “Shqiptarja.com” bëri publike transfertat e kryera nga Harasani, i cili rezultonte si shqiptari i vetëm në listën e VIP-ave me llogari të fshtehta bankare në Zvicër. Në muajin shkur shpërtheu një skandal  financiar botëror që zbuloi se mijëra personalitete fshihnin paratë e tyre në Zvicër, të fshehur pas sekretit bankar. Nga transfertat e kryera rezultoi se shqiptari i vetëm që kishte llogari bankare në bankat e Zvicrës ishte Andis Harasani, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-drejtor i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Në listën e “Swissleaks” figuronte edhe Shqipëria, me vetëm një person të listuar, por me sasi parash në masën zero. Sipas shpjegimeve të autorëve të investigimit gazetaresk, kjo lidhej ose me faktin se për vendet me më pak se 4 emra nuk jepeshin hollësi, ose edhe me atë se shqiptari i implikuar e kishte për momentin e hetuar llogarinë bosh. Ish-deputeti socialist Andis Harasani reagoi për lajmin që Shqiptarja.com zbuloi ekskluzivisht ku emri i tij figuron në listën e VIP-ave që u përfshinë në skandalin financiar të personave që kishin paratë e tyre në bankën HSCB në Gjenevë. 

Në atë prononcim për “Shqiptarja.com”, ish-deputeti deklaroi se llogaria për të cilin flitej nuk ishte e tija. “Lexova lajmin tuaj i cili është i vërtetë për sa bëhet fjalë për një llogari të një kompanie ndërkombëtare të krijuar këto dy vitet e fundit (kohë gjatë së cilës nuk kam pasur asnjë funksion publik). Llogaria është e kompanisë dhe jo personale. Dëshiroj të sqaroj, aktiviteti i planifikuar ende nuk ka filluar të zhvillohet çka lehtësisht mund të vërtetoni që nuk ka pasur asnjë depozitë ose tërheqje fondesh monetare", tha Harasani për “Shqiptarja.com”.
 
Pasuria/Dollarë
Ish-deputeti akuzohet se nëpërmjet fshehjes së pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit ka çuar rreth 2.600.000 dollarëve 

ILDKPI
Ka depozituar kallëzimin penal në Prokurori për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 186 dhe 287 të Kodit Penal, duke i kërkuar Prokurorisë të vërtetoj nëse ka vepra të tjea ky subjekt
 
Publikimi
Në një shkrim të datës 24 shkurt të vitit 2015, gazeta “Shqiptarja.com” bëri publike transfertat e kryera nga Harasani, i cili rezultonte si shqiptari i vetëm në listën e VIP-ave me llogari të fshtehta bankare në Zvicër

Reagimi
Ja si ju përgjigj Harasani ILDKPI-së një vit më parë

Ish-deputeti i PS-së që jeton në SHBA ju përgjigj në këtë mënyrë një vit më parë ILDKPI-së lidhur me pasurinë e tij.“Nuk bëhet fjalë për fshehje të pasurisë, pasi gjithnjë e kam deklaruar pasurinë për sa kohë kam qënë aktiv në politikën shqiptare si deputet. Unë nuk kam dorëzuar deklaratën e pasurisë, pasi nuk e dija se ligji e paska të përcaktuar se në momentin kur mbyllet mandati i deputetit duhet të bëja dhe një deklaratë përmbyllëse të pasurisë”, ka deklaruar Harasani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen