Një histori e pazakontë vjen nga Italia. Një gruaje nga Venecia i ka kushtuar keku në formë strudel 40 mijë euro. Silvia Moro kishte futur ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga era.
Kur hapi furrën, e fejuara e sipërmarrësit italian pa që po digjeshin eurot. Shuma ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi i akuzuar për fshehje të pasurisë.
Lajmin u zbulua nga autoritetet italiane, të cilat e kishin vendosur në përgjim dhe zbuluan gafën që bëri e fejuara e sipërmarrësit, e cila ia tregoi motrës.
“Kam bërë një gafë, kam pjekur strudelin në furrën ku ishin 40 mijë Euro të cilat u dogjën” i tha ajo motrës duke u zbuluar nga policia.