Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme në Qafë-Thanë, Korçë, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, duke tentuar t’i fuste në vendin tonë. Policia sqaron se 53-vjeçari turk me inicialet R.O., është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion "Renault", gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.