QAFE BOTË-Policia ka sekuestruar 9.7 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e makinës. L.Imera është ndaluar në doganë dhe nga kontrolli i mjetit tip ''Ford'' me targa AA 608 FD u konstatua se në serbator kishte ndërhyrje ku në brendësi të tij u gjetën 9 pako me peshë 9.7 kg.
/Shqiptarja.com
L.Imera 29 vjeç banues në Tepelenë u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike që kishte destinacion Greqinë dhe automjeti. Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

d.b/shqiptarja.com











