Një shofer kamioni është dënuar me më shumë se 13 vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke transportuar kokainë me vlerë mbi 8 milionë euro, të fshehur mes veshjeve dhe të brendshmeve të markës “SKIMS”, në pronësi të Kim Kardashian.
40-vjeçari polak Jakub Jan Konkel u arrestua në shtator të vitit 2025 në portin e Harwich, pasi mbërriti me traget nga Holanda. Kamioni i tij, i ngarkuar me 28 paleta rrobash të markës së famshme, u kontrollua me rreze X nga autoritetet britanike.
Sipas Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, eksportuesi dhe importuesi i mallrave nuk kishin lidhje me trafikun e drogës, por në pjesën e pasme të rimorkios ishte ndërtuar një vend sekret ku u zbuluan 90 pako kokainë, secila me peshë një kilogram.
Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 7.2 milionë paund, ose mbi 8.2 milionë euro. Fillimisht Konkel mohoi të kishte dijeni për drogën, por më vonë pranoi fajësinë dhe deklaroi se kishte pranuar të transportonte ngarkesën në këmbim të 4.500 eurove.
Gjykata e Chelmsford e dënoi atë me 13 vite e gjysmë burg.
Komente








