Fshehu kokainën në çorape, gati për ta shitur, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Fshehu kokainën në çorape, gati për ta shitur, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Droga e gjetur në shtëpinë e 20-vjeçarit

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi iu kapën 21 gramë kokainë. Mediat vendase raportojnë se 20-vjeçari e kishte fshehur kokainën në çorape. Shqiptarit iu zbulua droga pas një kontrolli të policisë italianë në shtëpinë e 20-vjeçarit.

Sipas raportimeve të mediave, ai kishte mbërritur në Pesaro të Italisë pak muaj më parë. Përmes hetimeve, autoritetet kanë zbuluar se 20-vjeçari ishte regjistruar si azil kërkues.

Që prej mbërritjes në Itali, dyshohet se 20-vjeçari kishte nisur të merrej me trafikun e drogës, ku shpërndante kokainë. 20-vjeçarit i janë sekuestruar edhe para, të cilat i kishte përfituar nga shitja e drogës, por shuma ende nuk bëhet me dije. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri