TIRANE- Gjyqtari i Apelit Tiranë njëherësh dhe anëtari i KLD, Gjin Gjoni pritet që gjatë muajit shtator të merret i pandehur dhe të dërgohet në gjykatën e Elbasanit, për akuzën e fshehjes së pasurisë 2.5 milion euro. Mësohet se së bashku me Gjonin, nën akuzë pritet të vihet dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi dhe dy noteret Margena Çela e Gentiana Shkodra për “Falsifikikm dokumentash”.