Fshehu pasurinë, Nasip Naço nis
procedurat për shkarkimin e Gjonit
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka filluar praktikën ligjore për nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Apelit në Tiranë Gjin Gjoni. Kjo lëvizje e Naços, vjen pas një shkresë të mbërritur në zyrën e tij nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj.
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka filluar praktikën ligjore për nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Apelit në Tiranë Gjin Gjoni. Kjo lëvizje e Naços, vjen pas një shkresë të mbërritur në zyrën e tij nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, i cili e ve në dijeni se gjyqtari Gjoni ka refuzuar të deklarojë pasurinë e tij, duke shkelur rëndë ligjin. Nisur nga kjo situatë, Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për të mësuar rreth fshehjes ose jo të pasurisë nga ana e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, njëherësh anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Sipas burimeve të ministrisë së Drejtësisë, verifikimi ka nisur disa ditë më parë dhe se shumë shpejt, ministria do dalë me një konkluzjon përfundimtar, ku nëse faktohet fshehja e pasurisë, atëherë do të kërkohet në KLD procedimi disiplinor për shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjoni. Një skemë e tillë nga ministria e Drejtësisë është përdorur dhe për rastin e bashkëshortëve
Ken Dhima dhe Klorinda Çela, për të cilët tashmë ministria ka kërkuar shkarkimin nga detyra.
Pretendimet e GjonitFillimi i procedurave të verifikimit të pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni, do të sjellë dhe dëgjimin e pretendimeve të gjykatësit Gjoni. Në adresë të këtij të fundit, ministria ka dërguar një letër ku kërkon parashtrimin e pretendimeve lidhur me pasurinë që vetë gjyqtari Gjoni ka krijuar. Ndërkohë mësohet se nga ana e tij Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i ka kërkuar ministrisë nisjen e një inspektimi për gjyqtarin Gjin Gjoni, pasi vetë KLD nuk mund të kryejë inspektim për shkak të konfliktit të interesit. Gjoni prej disa kohësh është pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe se nuk mund të inspektohet nga KLD.
Sulm mbi KLDPas akuzave nga ILDKP ka reaguar gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi. Sipas Gjonit, akuzat janë një fushatë denigruese me qëllime politike. “Akuzat janë fushatë denigruese me qëllime politike dhe janë të montuara me keqdashje në dhoma të errëta. Deri në deklaratën e ILDKP nuk ka asnjë kallëzim penal në Prokurori. Fushata koinçidon jo rastësisht me diskutimin në Kuvend. Është bashkim mekanik i dy deklaratave të hartuara nga unë dhe bashkëshortja”-tha Gjoni.
Nëpërmjet goditjes sime, e cila është inicuar nga një fushatë paraprake e një pjese të shtypit e shkruar dhe atë audiovizive, për një periudhë kohore dy-javore, kërkohet të uzurpohet Këshilli i Lartë i Drejtesisë dhe të atakohet vetë Presidenti i Republikës për të nënshtruar denigruar dhe intimiduar njerëz që kanë shprehur me kurajo dhe me eficencë profesionale dhe me forcë argumentuese realizimin e reformave reale në fushën e drejtësisë”-është shprehur Gjoni.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6446
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
EKSKLUZIVE/ Shërbimet sekrete: Gjyqtari Ken Dhima 4 vite korrupsion, gjyqtarja Mimoza Brahimi lidhje me krimin e organizuar
1 Qershor 2022, 16:59
-
U shkarkua për 550 mijë USD pasuri të ‘zezë’, si e shpëtoi KLD-ja e Berishës gjyqtaren Klorinda Çela në 2014! Sot kallëzohet në SPAK, ja biznesmeni që e ‘mbuloi’ me para
28 Dhjetor 2021, 16:35
-
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
27 Tetor 2021, 15:23
-
Biznesmeni Ahmet Muça ‘mbuloi’ me para gjyqtarin Ken Dhima, zbulohen pagesat për pushime, udhëtimet turistike dhe dhurata deri në 20 mijë euro
27 Shtator 2021, 17:09
-
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
29 Korrik 2021, 19:27
-
Dhurata dhe 600 mijë USD tepër, ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima drejt shkarkimit, u ‘sëmur’ për t’i ikur Vetingut të cilin në 2018 e shpalli Sorosian, si e shpëtoi 2 herë KLD
28 Korrik 2021, 10:13
-
‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’, ‘rebeli’ Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD-ja, i kallëzuar për pasurinë
26 Korrik 2021, 16:09
-
Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku
5 Janar 2021, 15:56
-
Rinis Vetingu me Donika Prelën dhe Vojsava Osmanajn, dosjet e 'nxehta' të vjeshtës
31 Gusht 2020, 19:12
-
Korrupsion dhe seks / ‘Bëmat’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve të radhës para Vetingut, përballjet e bujshme në vjeshtë
4 Gusht 2020, 18:55