TIRANE – Prokuroria dorëzon kërkesat për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjonin, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe të dy gjyqtarëve bashkëshortë
Ken Dhima dhe Klorinda Çela.
Kërkesat janë depozituar për Gjonin në gjykatën e Elbasanit, ndërsa për Çelën dhe Dhimën në gjykatën e Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme sipas të cilave kërkesat për pezullimet e gjyqtarëve janë bërë të mërkurën dhe akuza është e njëjtë, për “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Po sipas të njëjtit burim pas shqyrtimit të materialit në kallëzim, organi i Prokurorisë vlerëson të nevojshme për hetimin aplikimin e masave ndaluese “pezullim nga detyra” ndaj tre personave me funksione publike deri në përfundim të hetimeve, sipas parashikimit të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.
Për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, procedimi u regjistrua në prokurorinë e Elbasanit, për shkak të konfliktit të interesit që mund të kishte përsa kohë Gjin Gjoni ushtron dhe detyrën e gjyqtarit të Apelit në Tiranë.
Për të Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive depozitoi kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për fshehje të pasurisë së tij dhe bashkëshortes, falsifikime, deklarime dhe kontrata të rreme me vlerë 1 842 796 euro, 53 270 000 lekë të reja dhe 180 mijë usd.
Për dy gjyqtarët e Gjykatës Administrative që janë edhe bashkëshortë, Dhima dhe Çela procedimi u regjistrua në Gjykatën e Durrës pas kallëzimit të ILDKP se kanë mashtruar për llogaritë e transaksionet bankare, duke dhënë edhe deklarime të rreme për huamarrje, dhurata apo shlyerje këstesh për apartamente me vlerë 5 820 000 lekë dhe 214 300 euro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
EKSKLUZIVE/ Shërbimet sekrete: Gjyqtari Ken Dhima 4 vite korrupsion, gjyqtarja Mimoza Brahimi lidhje me krimin e organizuar
1 Qershor 2022, 16:59
-
U shkarkua për 550 mijë USD pasuri të ‘zezë’, si e shpëtoi KLD-ja e Berishës gjyqtaren Klorinda Çela në 2014! Sot kallëzohet në SPAK, ja biznesmeni që e ‘mbuloi’ me para
28 Dhjetor 2021, 16:35
-
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
27 Tetor 2021, 15:23
-
Biznesmeni Ahmet Muça ‘mbuloi’ me para gjyqtarin Ken Dhima, zbulohen pagesat për pushime, udhëtimet turistike dhe dhurata deri në 20 mijë euro
27 Shtator 2021, 17:09
-
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
29 Korrik 2021, 19:27
-
Dhurata dhe 600 mijë USD tepër, ‘rebeli’ i Vlorës Ken Dhima drejt shkarkimit, u ‘sëmur’ për t’i ikur Vetingut të cilin në 2018 e shpalli Sorosian, si e shpëtoi 2 herë KLD
28 Korrik 2021, 10:13
-
‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’, ‘rebeli’ Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD-ja, i kallëzuar për pasurinë
26 Korrik 2021, 16:09
-
Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku
5 Janar 2021, 15:56
-
Rinis Vetingu me Donika Prelën dhe Vojsava Osmanajn, dosjet e 'nxehta' të vjeshtës
31 Gusht 2020, 19:12
-
Korrupsion dhe seks / ‘Bëmat’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve të radhës para Vetingut, përballjet e bujshme në vjeshtë
4 Gusht 2020, 18:55