Fshehu pasuritë, Gjykata Elbasan
"rrëzon" pezullimin e Gjin Gjonit

Fshehu pasuritë, Gjykata Elbasan<br />
Pas nisjes së procedimit penal për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtarin Gjin Gjoni, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e prokurorisë dhe nuk e ka pezulluar atë.
Vendimi është dhënë sot nga gjykata e Elbasanit, ndërsa togat e zeza ende nuk kanë zbardhur asnjë argument për vendimin e tyre, por janë mjaftuar me dizpozitiv.

Po e njëjta kërkesë nga prokuroria u bë dhe në gjykatën e Durrësit për pezullimin e çiftit të bashkëshortëve gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela, për të cilët Dhima pezullohet me tre muaj nga detyra ndërsa Klorinda vazhdon të mbetet në detyrë.

Ken Dhima dhe Klorinda Çela u akuzuan nga ministria e drejtësisë për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, ndërsa ka nisur dhe procedim penal nga prokuroria.

E teksa vetë Gjin Gjoni ka kërkuar publikisht të pezullohet nga detyra, ai vazhdon të mbrohet nga togat e zeza këtë herë nga gjykata e Elbasanit duke u lënë të ushtrojë detyrën si anëtar KLD-je si dhe gjykatës në Gjykatën e Apelit, pavarësisht se për të ka kallëzim penal, hetime të nisura për një sërë shkelje deri në fshehje pasurie me vlerë rreth 2 milion euro.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe