“Wegelin”, e cila është krijuar në vitin 1741, duhet të paguajë shumën prej 57.8 milionë dollarë ndaj autoriteteve amerikane.
Në një deklaratë të “Wegelin” thuhet se pasi të shlyejë detyrimet ndaj autoriteteve amerikane do të pushojë së operuari si një bankë e vetme.
Banka pranoi se gjatë 10 vjetëve të fundit ka lejuar mbi 100 shtetas amerikanë të fshehin në këtë bankë një shumë prej 1.2 miliardë dollarësh.
“Wegelin”, është banka e parë që pranon akuzën e evazionit fiskal në territorin amerikan.
Ndërkohë vitet e fundit disa banka zvicerane kanë refuzuar të hapin llogari rrjedhëse për klientët amerikanë.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)