'FSHESA'/ Zaev bën 'kërdi' në administratë, shkarkimet prekin 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci

'FSHESA'/ Zaev bën 'kërdi' në administratë, shkarkimet prekin 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  ka thënë se do të shkurtojë nga punë mbi 75 zyrtarë të administratës. Shkarkimet do të prekin 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci inspektoratëve.

Sipas qeverisë së Zaev shkarkimi i më shumë se 75 zyrtarëve vjen si pasojë e mos realizimit të investimeve kapitale, bllokimit të proceseve dhe vlerësimeve negative nga institucionet ndërkombëtare. Pothuajse gjysma e udhëheqësve që janë propozuar për shkarkim janë shqiptarë, ndërsa në mesin e propozimeve ka edhe poste të cilat i takojnë edhe partive rome në koalicionin qeverisës.

"Mos realizimi i investimeve kapitale, bllokimi i proceseve, vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare për procese të caktuara, mungesa e transparencës, mos respektimi i vendimeve të Qeverisë, menaxhimi i dobët me financa dhe përmirësimi i punës së institucionit etj”.- tha Zoran Zaev.

Pavarësisht se shkarkohen për arsyet e lartpërmendura, Zaev konfirmoi se një pjesë udhëheqësve të shkarkuar mund të riemërohen në institucione të tjera.

"Thash që lë hapësirë që dikush që është shkarkuar nga posti aktual, të jetë i vlefshëm për në pozicion tjetër që mund të merr mësim nga e kaluara dhe të jetë më produktiv në atë pozitë. Kjo vlen për të gjithë kandidatët”. – theksoi Zoran Zaev.
Sipas mediave maqedonase të propozuarit për shkarkim janë:
Ndërmarja publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale “Rrugët e Maqedonisë” – drejtori Gajur Kadriu
Instituti public i shëndetit Shtëpia e Shëndetit Shkup – drejtori Zllate Memedoviq
Sh.A. “MEPSO” – drejtori dhe kryetari i Bordit drejtues Sasho Vasilevski
Sh.A. MEPSO – Anëtari i Bordit drejtues Magdalena Çiçbanovska
Sh.A. MEPSO – Anëtari i Bordit drejtues Nenad Kërstevski
Sh.A. MEPSO – Anëtari i Bordit drejtues Tomi Bozhinovski
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – drejtori ekonomik Valon Bela
Agjencia për barna dhe pajisje medicinale “Mallmet” – u.d. drejtor Qahil Ibrahimi
Inspektoriati shtetëror për bujqësi – u.d. drejtori Bllagoj Indov
Arkivi Shtetëror i RMV-së – drejtori Kiril Petrov
Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve Shkup – drejtoresha Katerina Stavrik
Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut – anëtari i këshillit mbikëqyrës Kiril Kolemishevski, u.d. drejtor
Evrokompozit – drejtori gjeneral Zllatko Grauovski
Teatri i dramës Shkup – drejtoresha Viktorija Rangellova Petrovska
Ndërmarja publike për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat” e Republikës së Maqedonisë së Veriut – drejtori Irfan Hasani
Enti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe Muzeu i Ohrit – drejtoresha Leonora Novqakovska
Enti për rehabilitim Banja Banjsko – drejtoresha Stojanka Izova
Agjencia për investime të huaja – drejtori Vullnet Ademi
A.Sh. Elektranat e Maqedonisë së Veriut – drejtori Dragan Minovski
A.Sh. Elektranat e Maqedonisë – drejtori për zhvillim dhe investime Ivan Tërpevski
DSK,  drejtori dhe zëvendës drejtori por për shkak të ligjit ata duhet të kthehen në shërbim që të fillojnë procesin e vetingut, atje ka institucion të ri dhe falemenderim edhe për ata drejtori Goran Nikollovski dhe zëvendës drejtori Arif Asani
Agjencia për rini dhe sport – zv drejtori Gazmend Ristemi
Drejtoria për fara dhe material – drejtori Ilmi Gashi
Drejtoria për siguri në sistemin hekurudhor – u.d. drejtor Abdylkadër Isaki
Shërbimi për sistem hapsinor dhe informativ – drejtor Iljami Iseni
Drejtoria për zona industriale zhvillimore – zv drejtori Asip Useini
Byroja për furnizime publike – drejtori Bardhyl Nasufi
Drejtoria për çështje pronësore juridike Velez – drejtoresha Pandorka Nastova
Qendra ndërkomunale për punë sociale Shkup – drejtoresha Natasha Stojanoviq
Qendra për Kulturë “Marko Cepenkov” Prilep – drejtoresha Mençe Karagjovska
Instituti publik nga sfera e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike Klinikat universitare enti dhe qendra emergjente Shkup – anëtarari i bordit drejtues Almir Muharemi
Dogana Shkup – drejtori Zllatko Kufilovski
Këshilli për avancimin dhe mbikëqyrjen e revizionit – kryetari Premtim Huseini
Kryetari i këshillit të institutit për akreditim – Sumeja Selam
Agjencioni për punësim i RVM Veles – Trajçe Babunski
Sh.A. Ujësjellësi i RVM në pronësi shtetërore – anëtar i këshillit mbikqyrës Zunet Jusufi
Institucioni publik për histori nacionale Shkup – Enes Selam, anëtar i këshillit

Burgu i Shkupit – drejtori i shkarkuar tanimë Gjoko Kotevski
Anëtari i bordit të drejtorëve i Sh.Ah për ndërtimin dhe menaxhimin me hapsirat ndërtimore dhe afariste – drejtori Xhevat Iseini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë