Kombëtarja shqiptare e futbollit do marrë pjesë në Euro 2024 dhe në grupin B do ketë përballë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin me kolegët e saj në Zvicër dhe në datën 26 mars 2024 do luhet një miqësore mes tyre.
Zvicër - Shqipëri pritet të luhet në Zurich, por sipas Supersport nuk është vendosur ende përfundimisht qyteti. Fakt është se kuqezinjtë do kenë shumë mbështetje në tribuna, duke ditur se një pjesë e mirë e shqiptarëve jetojnë në Zvicër.
Veç saj, FSHF po punon për të siguruar të paktën edhe një miqësore në mars, teksa në maj 2024, sipas datave të lira të UEFA-s do ketë edhe dy miqësore para finaleve të "Gjermani 2024". Europiani do luhet nga 14 qershori - 14 korrikun e 2024.