FSHF bën aplikimin për organizimin
e Superkupës Europiane në Shqipëri

FSHF bën aplikimin për organizimin<br />e Superkupës Europiane në Shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur dje dosjet për organizimin e Superkupës Europiane, në “Arenën Kombëtare”.

FSHF ka plotësuar dokumentacionin aplikues, e punuar nga stafi i saj dhe e ka dërguar në UEFA, për të qënë kanditate mes vendeve që kërkojnë të organizojnë, “UEFA Super Cup 2019”.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit dhe u publikua edhe në faqen zyrtare të FSHF-së.

Deklarata e plotë e FSHF-së

Dokumentacioni i plotë i FSHF-së për organizimin e finales së Supërkupës së vitit 2019 u nis sot për në UEFA, si dhe u hodh elektronikisht në platformën e tyre.

Pas një pune shumë voluminoze disa mujore FSHF ka plotesuar dosjen e aplikimit për “UEFA Super Cup 2019” në të gjitha seksionet përkatëse.

Materialet voluminoze të aplikimit lidhen me angazhimet që Federata sëbashku me ente të tjera shtetërore duhet të marrin përsipër për qëllime të eventit.

Ftesës së FSHF për bashkëpunim i janë përgjigjur pozitivisht pjesa më e madhe e aktorëve të interesuar nga të cilët gjejmë rastin të falenderojmë veçanërisht Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkinë Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, Inspektoratin e Kontrollit e Monitorimit të Tregut, Agjencine Kombëtare të Turizmit etj.

Këto institucione kanë kontribuar në plotësimin e kërkesave të UEFA-s për organizimin dhe mbarëvajtjen e Superkupes së Europes duke ofruar bashkëpunim maksimal me FSHF.

Po kështu edhe Kryeministria ka luajtur rolin e saj shumë deciziv për gjithcka kërkohet për të plotësuar dosjen e cila sot u dërgua në UEFA.

Kjo dosje e kandidaturës së Shqipërisë do të analizohet nga UEFA dhe në shtator do të merret vendimi për fituesin nga Komiteti Ekzekutiv i saj.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator