FSHF dënon ekipin e Shkumbinit,
pas incidenteve nga deputeti i PD

FSHF dënon ekipin e Shkumbinit,<br />pas incidenteve nga deputeti i PD
Vendimi i Komisionit të Disiplinës referuar ngjarjeve të ndodhura përpara takimit Shkumbini-Flamurtari, bën që renditja e Kategorisë Superiore të ndryshojë. Kështu dhënia e tre pikëshit për Flamurtarin, e çon skuadrën vlonjate në kuotën e 50 pikëve, megjithëse kuqezinjtë e kishin siguruar pjesëmarjen në Evropë. Por ajo që ndryshon me këtë vendim është fundi i tabelës së renditjes.

Shkumbini që kërkoi me të gjitha mënyrat fitoren ndaj Flamurtarit për të shpëtuar zonën e play-out nuk ia doli mbanë. Heqja e fitores në ndeshjen e fundit është shoqëruar edhe me heqjen e tre pikëve të tjera, cka përkthehet me zbritjen e peqinasve në vendin e 10 me 27 pikë, po aq sa ka edhe Kamza dhe një më pak sesa Tomori.

Dhe me renditjen e konfiguruar, bardhekaltërit duhet të fillojnë të bëjnë llogaritë, pasi gjenden në një pozitë aspak komode. Duke parë edhe kalendarin e javës së fundit asgjë nuk varet nga Shkumbini, që do të luajë në transfertën e Shkodrës. Skenari i kësaj jave për tre skuadrat është një triller i vërtetë.

Shkumbini mund të duket pak e favorizuar në letër, jo nga fakti që ka përpara një kundërshtar të lehtë, por sepse Vllaznia ka arritur objektivin dhe tashmë skuadra ka nisur pushimet. Largimet e lojtarëve të huaj si dhe fakti që po projektohet ekipi i të ardhmes bëjnë që shkodranët të mos e kenë shumë mendjen tek ndeshja e fundit e kampionatit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për kryetaren e SHISH, deputeti Shehu: Dëmton Kosovën, s'duhet t'i bëjmë karshillëk! Është patriotizëm i gabuar

Propozimi i Ramës për kryetaren e SHISH, deputeti Shehu: Dëmton Kosovën, s'duhet t'i bëjmë karshillëk! Është patriotizëm i gabuar