FSHF dhe FIGC, firmoset
marrëveshje mes 2 federatave

FSHF dhe FIGC, firmoset<br />marrëveshje mes 2 federatave
Presidenti i Federates Italiane te Futbollit Giancarlo Abete ka mberritur ne Zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit për një vizitë zyrtare këtë fillim jave. Gjate gjithe kohes ne kete vizite te pare ai eshte shoqëruar nga homologu i tij Armand Duka ne shenje te mikpritjes dhe miqesise se kristalizuar midis dy institucione te futbollit respektiv.

Qe ne fillim zoti Abete eshte ndjere mjaft komod si per nga ngrohtesia e pritjes dhe per nga menyra e komunikimit me anetaret e Komitetit Ekzekutiv dhe stafin e Federaten Shqiptare te Futbollit. Ai sebashku me ambasadorin e Republikes se Italise ne Tirane zotin Gaiani kane percjelle me shume interes prezantimin e paraqitur nga Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani i cili brenda vetes kishte historik, arritje, grafike dhe shifra konkrete per ecurine e futbollit ne vendin tone.

Gjithcka ne kete vizite eshte kulmuar me nenshkrimin e mareveshjes e cila ka marre jete nen siglen e Presidentit te FSHF-se Armand Duka dhe Presidentit te FIGC-se Giancarlo Abete. Në përmbajtjen e marrëveshjes tërheq vëmendjen mundësia për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare miqesore me të gjitha kategoritë duke filluar që nga Kombetarja A e deri tek perfaqesueset e te gjitha moshave, per fermra, futsal etj.

I rendesishem ne kete mareveshje eshte kualifikimi i trajnereve, arbitrave dhe punonjesve te administrates te futbollit tone. Shkembimi i eksperiencave, rritja a bashkepunimit dhe konkretizimi ne terren i ketij kualifikimi i cili ka te beje me ecurine dhe te ardhmen e futbollit mbeti shtylla kryesore e marreveshjes. Angazhim me kete rast do te kete edhe per formimin e gjithanshem profesional, marketing, informacion etj.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut