FSHF e 'bën baltë', Kombëtarja në terr edhe për miqësoren kundër Katarit

FSHF e 'bën baltë', Kombëtarja në terr edhe për miqësoren kundër Katarit

Kombëtarja shqiptare kundër Arabisë Saudite

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të mërkurë në 9 nëntor me Katarin. Miqësorja zhvillohet në Marbella të Spanjës me fillim nga 18:30 me orën shqiptare. Trajneri Edy Reja do grumbullojë për këtë duel elementë nga Superliga shqiptare dhe futbollistë që nuk kanë pasur shumë minuta me kuqezinjtë.

Edhe për duelin me Katarin tifozët shqiptarë nuk do mund të ndjekin ekipin nga ekrani. Në marrëveshjen mes FSHF dhe Federatës së Katarit, palët janë dakordësuar që dueli mos transmetohet direkt. E gjitha vjen me kërkesë të Katarit, që në 20 nëntor nis aventurën në Botërorin 2022 që organizon vetë dhe ka frikën e "spiunimit" të skemave nga kundërshtarët.

Njëjtë si në miqësoren e 26 tetorit me Arabinë Saudite (1-1), tifozët e Shqipërisë nuk do kenë mundësi për të ndjekur ekipin kombëtar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari