TIRANË - Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar zyrtarisht kontraten me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi edhe per dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërsa vetë trajneri De Biasi ekskluzivisht për “A1 Report” në një komunikatë telefonike nga Italia ka sqaruar:
“Si më parë, ndjehem ekzaktësisht si më parë, sepse e dija që ishte dëshira e të dyja palëve për të vazhduar bashkëpunimin. Edhe në momentin kur kisha oferta dhe opsione të tjera kam deklaruar se dëshiroja të vazhdoja me Shqipërinë. U realizua ajo gjë që dëshironin të dyja palët. E përsëris, që është verifikuar ajo që të dyja palët, pra Federata dhe Gianni De Biasi dëshironin për të vazhduar së bashku."
Mësohet se rinovimi ka ardhur me 10% rritje page, por De Biasi nuk dëshiron të zbulojë asgjë: “Termat ekonomikë janë një çështje private e imja dhe e Federatës”, ka thënë De Biasi për "A1Report".
Presidenti Duka vendosi objektiv të vetëm për Europianin France 2016 kualifikimin, por De Biasi nuk është i këtij mendimi:
“Nuk ka asnjë objektiv të shkruar në kontratë për kualifikim në Europianin France 2016. Është vetëm dëshira dhe shpresa për të bërë mirë, sepse së bashku, të dyja palët, si unë dhe federata duam të bëjmë më të mirën e mundshme.Urojmë dhe shpresojmë të gjithë për t’u kualifikuar, por përderisa kualifikimi nuk është diçka e thjeshtë nuk duhet të themi fjalë në ajër, sepse ato mund të dëmtojnë ekipin.”
Firmat në kontratë do të hidhen të mërkurën në ambientet e Federatës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22