FSHF kundër Serbisë: Duam bileta
dhe siguri për ndeshjen në Beograd

FSHF kundër Serbisë: Duam bileta<br />dhe siguri për ndeshjen në Beograd
Federata Shqiptare e Futbollit ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën e homologëve të Serbisë për zhvillimin e ndeshjeve respektive pa praninë e tifozëve miq për shkak të frikës nga incidentet e mundshme në Beograd dhe në Elbasan. Kreu i FSHF gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv ka kërkuar nga Serbia që të vendosë në dispozicion biletat për ndeshjen e 14 Tetorit konform të gjitha rregullave duke besuar se futbolli mund të shërbejë për sheshin e shumë problemeve.

“Nuk pranojmë kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, për një marrëveshje bilaterale, sipas të cilës, ndeshjet Serbi – Shqipëri në Beograd dhe Shqipëri-Serbi në Elbasan të zhvillohen pa praninë e tifozëve miq. Kërkojmë nga pala serbe, që FSHF, të pajiset me sasinë e biletave që i takojnë, konform rregullave të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, në mënyrë që ato t’ia shpërndajë tifozëve dhe grupimeve shqiptare, të interesuara për të ndjekur ndeshjen në Beograd. Gjithashtu kërkojmë marrjen e masave për sigurinë e tyre në stadium dhe jashtë tij” thuhet në njoftim. Më tej Duka e konsideron ballafaqimin e 14 tetorit, thjesht një ndeshje futbolli, pa etiketime politike e etnike.

“KE shpreh bindjen se me pjesëmarrjen e tifozëve, kjo ndeshje dhe në përgjithësi futbolli, nuk humb një dimension shumë të rëndësishëm. Nga ana tjetër, ky institucion beson se duhet krijuar nje atmosferë sa më bashkëpunuese, duke e konsideruar ballafaqimin e 14 tetorit, thjesht një ndeshje futbolli, pa etiketime politike e etnike”. Për të krijuar një atmosferë pozitive FSHF njofton vendimin e dy federatave për një ndeshje miqësore.

“Në frymën e bashkëpunimit për zhvillimin sa më normal të kësaj ndeshje, më datë 13 tetor (një ditë përpara takimit) do të zhvillohet një miqësore mes Veteranëve të Futbollit të Serbisë dhe atyre të Shqipërisë. Ky ballafaqim, i emrave të njohur të futbollit të dy vendeve, do ti shërbejë krijimit të një klime sa më të mirë përpara takimit zyrtar Serbi-Shqipëri” mbyllet njoftimi i FSHF.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)