Federata shqiptare e futbollit ka vendosur që t’iu përgjigjet kritikave për problemet e futbollit tonë me ndryshimin e logos që pas themelimit në 1930. Por,FSHF në logon e re ka harruar shqiponjën, elementi kryesor dhe identifikues për popullin shqiptar. Logoja është pritur me kundërshti edhe nga tifozët në rrjetet sociale.
“Kemi kënaqësinë të inaugurojmë një simbol të ri i cili shpresojmë që t'ju pëlqejë dhe të përfaqësojë denjësisht edhe në sytë tuaj Institucionin tonë: është logoja e re e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Qëllimi i vetëm i punës sonë është ai i administrimit, zhvillimit dhe promovimit të futbollit në të gjitha nivelet. Ky është një rol që na bën ne krenarë por që njëkohësisht na ngarkon me përgjegjësi të madhe.
Përgjegjësi që në punën tonë mbështetet në vlerat e transparencës, ndershmërisë dhe profesionalizmit. Ne përpiqemi çdo ditë të komunikojmë pasionin tonë për futbollin dhe të inkurajojmë barazinë, tolerancën dhe bashkëpunimin. Dedikimi ynë është total kundrejt të gjithë grupeve të interesit si Klubet e futbollit, Fansat e shumtë, Sponsorët, Partnerët tanë, media, etj. Vizioni ynë është të jemi organizata ose "Marka" më aktive në tregun sportiv shqiptar.
Kjo ishte edhe pikënisja jonë për një brand të ri. Ne jemi krenarë që ekipet tona kombëtare veshin fanellat me simbolet tona kombëtare në zemër, por menduam që për të njëjtët elemente mund të gjenim një mënyrë më tërheqëse dhe më të veçantë për institucionin tonë.
Ndërkohë që bota e marketingut është një botë në evolucion të vazhdueshëm, ndërmorëm edhe ne sfidën që të ecim në një hap me kohën tonë sipas kërkesave të një tregu gjithmonë e më kërkues.
Puna për një rinovim të brandit të FSHF-së dhe elementit të saj qendror, Logos se institucionit u bazua dhe u udhëhoq nga nevoja për të pasqyruar dhe transmetuar më mirë hapjen dhe transparencën e institucionit, pasionin tonë dhe punën e vështirë, besueshmërinë, meritokracinë si dhe dinamizmin dhe modernitetin e një organizate që është e orientuar profesionalisht dhe kulturalisht drejt të ardhmes dhe progresit.
Elementi qendror i identitetit të ri vizual është mburoja si element i marrë nga heraldika shqiptare, e cila na jep idenë e mbështetjes në tradita të vjetra kombëtare. Në një sfond të kuq i cili simbolizon flamurin tonë kombëtar kemi të paraqitur një top futbolli në lëvizje së bashku me një shqiponjë të zezë me dy kokë të stilizuar.
Në krye është vendosur akronimi i institucionit "FSHF" dhe viti i themelimit 1930. Kombinimi i të gjithë këtyre elementeve transmeton një ndjenjë trashëgimie, krenarie dhe identiteti kombëtar të cilat janë edhe zemra e futbollit shqiptar”, thuhet në komunikatën e FSHF.
/Shqiptarja.com