FSHF me dorë të hekurt: S’ka
futboll nëse nuk paguani lekët

FSHF me dorë të hekurt: S’ka<br />futboll nëse nuk paguani lekët
Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi ka sqaruar vendimin për anulimin e tre ndeshjeve të Kategorisë së Dytë. Shkak sipas qeverisë së futbollit shqiptar ka qenë mos likuidimi i shumës financiare që klubet duhet të shlyenin për pjesëmarrjen në kampionat.
 
Ky fakt ka qenë i mjaftueshëm për FSHF që të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve, Bilisht Sport-SHS Përmeti, FK Tepelena - FK Memaliaj dhe KF Naftëtari- SK Himara.
 
Rregullat strikte nga FSHF për Kategoritë inferiore në Shqipëri vijnë në një moment paradoksal, pasi shkelje dhe përjashtime janë bërë gjithmonë, por duket se gjërat kanë ndryshuar, ndoshta pasi jemi në prag të kualifikimit në “Francë 2016” dhe fakti që do bëhemi “Europianë” do të thotë që duhet të veprojmë me dorë të hekurt nga baza.
 
E humbura në këtë mesele nga kaosi i krijuar është padyshim FSHF, që synon promovimin e sportit më popullor dhe mungesa e një stimuli që në javën e parë ka bërë që organizimi nga tifozët, arbitrat dhe policia të mos kenë asnjë vlerë.
 
 
Njoftimi i Plotë i FSHF
FSHF njofton opinionin dhe median, se në javën e parë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, nuk janë zhvilluar tre takime, të vlefshme për grupin B.

Ato ishin: Bilisht Sport-SHS Përmeti, FK Tepelena - FK Memaliaj dhe KF Naftëtari- SK Himara.

Kjo, sepse skuadrat e kësaj kategorie, në Grupin B, respektivisht FK Tepelena, FK Memaliaj, Bilisht Sport, SHS Përmeti dhe SK Himara, nuk kanë shlyer detyrimet financiare, për pjesëmarrjen në këtë kampionat dhe ju është ndaluar për të luajtuar. Ky veprim, do të jetë objekt i vendimeve të Komisioneve Juridike në javën në vazhdim.


d.b/shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve