FSHF: Ndeshjet e kombëtares
në “Loro Borici” 

FSHF: Ndeshjet e kombëtares <br />në “Loro Borici” 
SHKODER- Ndeshjet kombëtare të futbollit mund të luhen ne stadiumin “Loro Borici” në Shkodër. Për këtë qëllim ka qënë sot në Shkodër Sekretari I Përgjithshëm I FSHF Eduard Prodani I cili ka zhvilluar një takim me kreun e bashkisë së qytetit verior Lorenc Luka. Gjatë takimit është diskutuar mbi investimet që duhet të kryhen në “Loro Borici: në mënyrë që ky stadium të plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA.
Sekretari Prodani i rezervuar shprehet se kërkohen investime dhe ndërhryrje në fushë në mënyrë që ndeshjet përfaqësuese të luhen në stadiumin e qytetit verior.
Sekretari i FSHF ka kërkuar bashkërendim të mirë të punës mes qeverisë shqiptare, Federatës dhe Bashkisë Shodër.
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” po has një sërë problemesh kohët e fundit. Investimi i bashkisë së Tiranës për ngritjen e parkimit nëntokësor mund të vështirësojë zhvillimin normalisht të ndeshjeve në stadium.
Gjithsesi nga FSHF ende nuk ka një vendim zyrtar për pezullimin përkohësisht të ndeshjeve në të vetmin stadium që plotëson kushtet për ndeshjet e kombëtares shqiptare.
Por problemet me “Qemal Stafën” nuk përfundojnë këtu. Kanë mbetur deklarata në arkiv ato të kryeministrit Berisha për realizimin e një projekti modern në “Qemal Stafa” si simotrat në Europë, në 100 vjetorin e shpalljës së pavarësisë.
Edhe pse FSH është shprehur e gatshme të investojë, përballë ka pengesa juridike sic janë ato të pronësisë së stadiumit.
(ns,en/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës ‘poshtërojnë’ ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës