FSHF zbaton vendimin e gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të Shoqatës së Tiranës

FSHF zbaton vendimin e gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të Shoqatës së Tiranës

Eduard Prodani dhe Armand Duka

Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur zyrtarisht Eduard Prodranin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e regjistroi zyrtarisht Prodranin si kryetar të ligjshëm të SHRF-së Tiranë, Armand Duka dhe zyrtarët e FSHF-së i janë bindur vendimit gjyqësor.

Njohja që i bën sot FSHF-ja Prodanit si kryetar legjitim të SHRF-së Tiranë, është një fitore e madhe e Erion Veliajt kundër klanit Duka.

Lajmin e ka dhënë vetë Prodani, që ka postuar në rrjetet sociale një email të FSHF-së, e cila i drejtohet Prodranit në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Tiranës, duke e ftuar për në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore. “Ju bëjmë me dije se, në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore, jeni i ftuar në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, sipas vendimit të Gjykatës Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar që FSHF i ka dërguar Prodranit.

Vetë Prodrani i është drejtuar me një mesazh anëtarëve të Shoqatës së Tiranës, ku thekson se beteja për transparencë dhe lufta për drejtësi ia vlejti.

“Më në fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm të zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës. Beteja për transparencë dhe lufta për drejtësi ia vlejti. Tashmë Tirana do të ketë një përfaqësi të vërtetë për futbollin e në shërbim të futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do të jem zëri juaj dhe avokati i tërë komunitetit të futbollit në Kryeqytet. Falenderoj të tërë ata që më besuam, më inkurajuan dhe më mbështeten në këtë përpjekje. Mezi pres t'ja nisim punës së bashku”, shkruan Prodrani.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës pezulloi Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Duka akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Nga ana tjetër vetë Duka është tërhequr nga zhvillimi i zgjedhjeve në datën 2 mars pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zndi: 02/03/2022 05:30

    Kush ja futi kujt? Erjoni ja futi Rames. Rama ja futi Dukes. Duka ja futi pjashkave te tij. Pjeshkat e tij ja futen Dukes tek Spaku. Spaku gjoja po ja fut erjonit. Rama ja fut spakut. Spaku ose e mban brenda ose ja fut te gjitheve. Do ta mbaje brenda spaku apo do ja fuse? Kjo eshte pyetja. T’ja fusesh apo ta fusesh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar