FSHF pa mëshirë ndaj dhunës, përjashton klubin nga aktiviteti dhe e rrëzon një kategori më poshtë

FSHF pa mëshirë ndaj dhunës, përjashton klubin nga aktiviteti dhe e rrëzon një kategori më poshtë

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përjashtuar klubin e Shënkollit nga aktiviteti i Kategorisë së Dytë për këtë sezon. Për shkak të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, Shënkolli rrëzohet edhe një kategori më poshtë për sezonin e ri dhe humbet ndeshjen e zhvilluar së fundmi në tavolinë.

"Shënkolli përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024 dhe zbritet në një kategori më të ulët", bën me dije Disiplina në vendimet e fundit. Edhe lojtari i Shënkollit, Anton Lleshi për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes pezullohet me 15 ndeshje nga aktiviteti. Dënime edhe për skuadrat e tjera.

Vendimet e plota:

  1. KF Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 6/3/j, 16/1 dhe 17/1/c të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Murlani dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Në zbatim të Neneve 6/3/i, 6/3/j, 17, 32, 33, 45, 46, 61 dhe 77 të KDE, KF Shënkolli përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

  1. Lojtari i KF Shënkolli, Anton Lleshi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i FK Tomorri, Samuel Solomon, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  5. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  6. Zyrtari i KF Shënkolli U-16, Hasan Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i Laberia FC U-19, Gani Kakaçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i AF Triumph U-19, Albjon Tafili, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Devis Meçollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Flavio Demollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Evans Çuni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Aldo Duro, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Partizani U-14, Ermal Serjani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  17. Pranimin e kërkesës së FK Vora për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Kevin Dalipi në bazë të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI