FSHF-Partizani, palët përplasen
sërish, këtë here në asamble

FSHF-Partizani, palët përplasen<br />sërish, këtë here në asamble
Sot u zhvilluan punimet e asamblesë së zakonshme të FSHF-së, ku si përherë, gjithçka kaloi me ngritje dore nga anëtarët e këtij organi. Disa prej tyre munguan fare, ndërkohë që të tjerë nuk nguruan të shfaqnin shqetësimet e problemet.

Dy ishin klubet e vetme, që bënë njëlloj përjashtimi nga rregulli. Partizani, i përfaqësuar nga drejtori i përgjithshëm, Genc Tomorri, ka mohuar që situata të jetë kaq e ndritshme, sa bëhet në raportin vjetor të presidentit Armand Duka, ndërkohë që ka ndaluar në aspekte konkrete, ku duhet ndërhyrë për rregullim.

Thënë ndryshe, lufta mediatike e kohëve të fundit mes klubit 15 herë kampion të vendit dhe FSHF-së ka vijuar edhe në këtë asamble. Tomorri, mes të tjerash, ka pohuar:

“Nuk mendojmë se gjërat shkojnë aq vaj, sa thoshte presidenti Duka në raportin 1-vjeçar të punës, mes dy asambleve. Po ndalem fillimisht te puna e organeve juridike, Komisioni i Disiplinës, ai i Apelit dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. Këtu mendoj se ka mangësi.

Ne si klub sugjerojmë që të ngrihet edhe një shkallë tjetër gjykimi, siç mund të jetë Komisioni i Arbitrazhi, i cili të funksionojë jashtë çatisë së FSHF-së, i pavarur. Kjo gjë ndodh në disa vende europiane me futboll të zhvilluar.

Mundësia aktuale, shkuarja në CAS-in e Lozanës, është praktikisht e pamundur për klubet shqiptare, qoftë nga shpenzimet ekonomike, por edhe pengesa të tjera. Komisioni i Arbitrazhit duhet të jetë i pavarur nga federata, le të financohet nga vetë klubet.

Po ashtu, ne vlerësojmë se mbi trukimet në futbollin tonë duhet të ketë më tepër vëmendje.



Ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i presidentit Duka: “Shumë nga fjalët e thëna nga zoti Tomori ishin të pavërteta dhe në disa raste edhe abuzive.

Transparenca financiare bëhet në asamble. Shpenzimet e audituara bëhen publike në asamble. Të ardhurat nga fondi i solidaritetit janë të paraqitura në asamble. Statuti parashikon gjithçka më sipër. Nëse anëtarët duan që të bëhet një pasqyrim mujor, duhet të ndryshojë statute.

Nuk është e vërtetë që administrata e FSHF-së nuk punon për të shmangur dhunën dhe garantuar mbarëvajtjen e garës. Klubet duhet të bashkëpunojnë më shumë me FSHF-në për të përmirësuar garën. Duhet të parandalojmë fenonimin e dhunës, edhe pse në Shqipëri nuk ka huliganizëm”.


Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve