FSHF, shpërblime qesharake për fituesit e garave

FSHF, shpërblime qesharake për fituesit e garave

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka

Shpërblimet për fituesit në futbollin shqiptar janë qesharakë krahasuar me vendet e rajonit, pasi vendet me europiane as që mund të bëhet një krahasim i tillë. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit ka pasur një buxhet që ka shkuar mbi 10 milionë euro vitin e kaluar, shpërblimi për fituesin e Kategorisë Superiore nuk ka lëvizur prej vitesh dhe ka mbetur në 100 milionë lekë të vjetra.

Ky shpërblim bëhet akoma më qesharak kur mëson se vetëm nga gjobat vendosur për klubet gjatë një sezoni, FSHF ka arkëtuar rreth 150 milionë të vjetra. Por nuk përfundon këtu. FSHF merr një shumë të majme edhe nga shitja e së drejtës televizive së Kategorisë Superiore, shumë që nuk tregohet. Vetëm për administratën e vet, federata harxhon rreth 1 miliardë lekë të vjetra rroga, udhëtime, dieta dhe bonuese, megjithatë klubin kampion e shpërblen vetëm me 100 milionë lekë të vjetra.

Vitin e kaluar Armand Duka premtoi se do të rishikoheshin shpërblimet për fituesit e çdo kategorie. Komiteti Ekzekutiv nuk e ka parë të arsyeshme për të shtuar premion prej 100 milionë lekësh të vjetër, ndërsa tani është jolegjitim dhe nuk mund ta bëjë.

Ndërkohë, duke e krahasuar me Maqedoninë dhe Kosovën, federata jonë sërish mbetet prapa, gjithmonë duke u nisur edhe nga buxheti, por edhe shpenzimet që bëjnë klubet tona, kur ato që garojnë për titull shpenzojnë deri në 1 milion euro, të paktën Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani.

Në Maqedoni, klubet harxhojnë më pak, federata fqinje ka buxhet sa 1/5 e FSHF dhe fituesin e kampionatit e shpërblen me 100 mijë euro dhe këtë e bën nëpërmjet UEFA-s. Ndërsa Kosova, që vetëm vitin e kaluar është pranuar në UEFA dhe FIFA, jep 50 mijë euro, pra rreth 65 milionë lekë të vjetra, kur klubet nuk shpenzojnë më shumë se 1/4 e atyre nga Shqipëria. Dhe kështu, e vetmja mënyrë është që klubet tona të përfitojnë kur marrin pjesë në kupat e Europës, ku vetëm pjesëmarrja në turin e parë shkon në 215 mijë euro në Europa League dhe plot 320 mijë në Champions League.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë