FSHF:Shqipëria renditet e treta pasi
Danimarka ka shënuar në Elbasan

FSHF:Shqipëria renditet e treta pasi<br />Danimarka ka shënuar në Elbasan
Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar pozicionimin e Shqipërisë në vendin e tretë në grupin I, e cila renditet poshtë Danimarkës edhe pse ka 1 gol më shumë.

Në reagimin e saj FSHF sqaron se renditja është bërë për shkak se Danimarka ka shënuar në fushë kundërshtare dhe për këtë arsye është e avantazhuar.

Nisur nga ky njoftim konfirmohet se vetëm ditën e sotme rreth orës 10:52 UEFA ka përditësuar ashtu siç duhet edhe renditjen në Grupin I ku ndodhet Shqipëria.

tabela uefa
(Tabela e përditësuar sot në mëngjes nga UEFA)

Para këtij orari siç mund të dallohet edhe në foton e mësipërme dhe atë që është më poshtë UEFA nuk i ka hequr pikët Serbisë edhe pas 5 ditësh nga vendimi i CAS, duke e bërë këtë disa orë pas publikimit në mediat shqiptare  të gabimit nga ana e UEFA-s.

UEFA
(Renditja e UEFA-s ku e nxjerr Shqipërinë në vend të tretë dhe Serbinë me 1 pikë, para përditësimit)

Gjithashtu në një tjetër renditje në faqen online të UEFA-s e cila është përditësuar një ditë pas vendimit të CAS, duke e lënë Shqipërinë me 10 pikë në vend të dytë dhe Serbinë me -2 pikë në vend të fundit. Por edhe kjo tabelë është ndryshuar vetëm ditën e sotme rreth orës 11:24  
Uefa
(Renditja e publikuar nga UEFA, më 11 korrik, një ditë pas vendimit të CAS, e cila del edhe në faqen e prë të renditjes së grupeve)

Kanë qenë edhe këto dy tabela të ndryshme për renditjen në grupin I që kanë dhënë idenë e gabuar për pozicionin e Shqipërisë.

Reagimi i plotë i FSHF-së
Duke marrë shkas nga lajme të pasakta dhe keqinformuese botuar në shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të jape qendrimin e saj zyrtar, në lidhje me renditjen e Grupit I, kualifikues të Kampionatit Europian, botuar në faqen zyrtare të UEFA:

Renditja ne grupin I, është si më poshtë:
1. Portugalia 12
2. Danimarka 10
3. Shqipëria 10
4. Armeni 1
5. Serbia -2
Shqipëria, është renditur në vendin e tretë me pikë të bararabarta Danimarkën. Kundërshtari renditet përpara nesh sepse sipas rregullores së aktivitetit, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditjen e përgjithshme për të vendosur se cila qëndron më lart, zbatohet ky kriter:

Pikët e fituara në ndeshjet direkte (në ndeshjen Shqipëri - Danimarkë takimi ka përfunduar në barazim 1-1). S’ ka diferencë pikësh.

Diferenca e golave në ndeshjet direkte është 0. Në rastin e ndeshjes Shqipëri –Danimarkë, nuk ka diferencë golash.

Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet direkte. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Një gol ka shënuar Danimarka dhe një Shqipëria.

Numri më i lartë i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar në Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar.

Duke ju referuar pikës d, të rregullores së eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, Danimarka renditet përpara Shqipërisë në Grupin I.

Sebia renditet në vendin e fundit me -2 pikë për shkak, se asaj i janë hequr 3 pikë nga vendimi i fundit i KAS të Lozanës

Kjo është e vërteta, në lidhje me renditjen e Grupit I. Të tjerat, të publikuara apo aluduara në mendia të ndryshme janë thjesht spekulime që kërkojnë të keqinformojnë publikun dhe tifozerinë shqiptare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh