Këto kanë qenë disa nga vendimet që ka marrë Komiteti Ekzekutiv i FSHF, i mbledhur ditën e hënë nën drejtimin e presidentit, Armando Duka për të trajtuar disa nga problemet më të cilat përballet futbolli.
Vendimet
1. U miratuan çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Danimarkë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më 11 tetor.
2. Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të fillojnë aktivitetin në këtë fundjavë. Ekipet që nuk kanë shlyer detyrimet financiare, brenda javës duhet të derdhin në FSHF, 50% të detyrimeve që kanë për edicionin 2014-2015.
3. Për pjesën e mbetur të detyrimeve do të bëjnë një aktmarrëveshje me FSHF për ti likuiduar më 31 dhjetor 2014.
4. Nëse brenda javës, klubet pjesëmarrëse nuk likuidojnë 50 % të detyrimeve, klubet debitore, humbin ndeshjen në tavolinë.
5. Sa i takon infrastrukturës, të gjitha klubet duhet të sjellin brenda javës në FSHF, garancinë e policisë për të marrë përsipër mbarëvajtjen e të gjithë aktivitetit. Në të kundërt, duhet të sjellin marrëveshje me një nga stadiumet e tjera, të miratuara nga Policia e Shtetit.
6. Në fundjavë fillon kampionati kombëtar U-17 dhe U-19, kategoria e parë. Brenda javës, të gjitha ekipet duhet të shlyejnë detyrimet e sezonit 2014-2015. Nëse nuk i shlyejnë ato, klubet debitore e humbin ndeshjen në tavolinë.
Biletat për Danimarkën
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Shitjet do të fillojnë në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.
Çmimet e biletave janë mjaft të kripura duke vijuar nga 1000 lekë deri në 10000 lekë. FSHF njofton se ndryshe nga cdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshire dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj. Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike.
Tribuna A2 + A3 |
10,000 leke |
Tribuna B3 |
10,000 leke |
Tribuna B2 + B4 |
8,000 leke |
Tribuna A1 + A4 |
8,000 leke |
Tribuna B1 + B5 |
6,000 leke |
Tribuna E |
3,000 leke |
Tribuna D + F |
2,000 leke |
Tribuna |
1,500 leke |
Tribuna G2 + C2 |
1,000 leke |
d.b/shqiptarja.com