ZYRIH - Kishte fshehur 25 vezë papagalli në të mbathura, e kësisoj donte të kalonte kontrollet doganore në aeroportin e Zyrihut. Por çështja e pazakontë nuk u ka shpëtuar inspektorëve.
Dhe hetimi ka nxjerrë në pah një treg të gjerë ndërkombëtar kontrabandë të vezëve të papagajve në rrezik zhdukjeje. Gjithçka ka ndodhur në vitin 2010, por vetëm sot autoritetet zvicerane kanë vendosur ta bëjnë të njohur faktin.
Arkitekt i kontrabandës është një shtetas zviceran, i cili u ndihmua nga të paktën një bashkëpuntor dhe episodi që i hapi udhën hetimit ka ndodhur pas kthimit prej një udhëtimi nga Brazili.
"Në gusht të vitit 2010 - lexohet në deklaratën e Doganave Federale Zvicerane - nga një kontrolli në aeroportin e Zyrihut u zbulua se një shtetas zviceran nga Brazili kishte 25 vezë të fshehura në të brendshmet" .
Dhe nuk ishin vezë struci. "Ishin vezë papagalli të kërcënuara nga zhdukja, subjekt i Konventës së Uashingtonit (CITES). Sipas hetimeve të drejtuara nga Seksioni i Antikontrabandës, kanë bashkëpunuar me policinë dhe specialistët e Zyrës Federale Veterinare. Në vitet e fundit burri kishte kontrabanduar drejt Indonezisë, Tajlandës dhe Meksikës mbi 150 vezë, me prejardhje të panjohur të papagajve dhe fazanëve, që u përkasin specieve në ruajtje.
Hetimet treguan se burri ishte një kontrabandist ndërkombëtar i specieve të rralla. Atij iu sekuestruan shtatë papagaj të rrallë me vlerë 80.000 franga, rreth 65 mijë euro, ndërsa trafiku i vezëve të kapura kushtonte 65.000 franga, ose rreth 53 mijë euro.
Marrë nga TM News
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com