‘Fshijeni! Version i shëmtuar’, Elsa Lila reagon për herë të parë për deklaratën e kompozitorit të këngës ‘Pyes Lotin’

‘Fshijeni! Version i shëmtuar’, Elsa Lila reagon për herë të parë për deklaratën e kompozitorit të këngës ‘Pyes Lotin’

Elsa Lila, Capital T dhe kompozitori Valentin Veizi

Festivali i Këngës ashtu sikurse çdo vit, edhe kësaj radhe është shoqëruar me mjaft zhurmë e deklarata.

Por vëmendje të madhe mori rikthimi i këngëtares Elsa Lila në skenën shqiptare pas bujës së madhe që bëri arrestimi i sa në Itali.

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ky i fundit  u shpreh i revoltuar për versionin e ri të këngës të kënduar në festival nga Elsa Lila dhe Capital T.

Pas një ankese që kompozitori bëri, kënga u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës.” Mirëpo “kush duron fiton!”

Është pikërisht kjo mënyra se si Elsa Lila duket se i është përgjigjur Valentin Veizit, duke lajmëruar gjithashtu se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.

Elsa Lila fitoi çmimin e jurisë duke fituar Festivalin e Këngës, por çmimin e publiku e mori Albina Kelmendi e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake