Federata Shqiptare e Peshëngritjes është përfshirë nga ethet e zgjedhjes së presidentit të ri.

Më datë 16 nëntor Asambleja Zgjedhore do të mbajë zgjedhjet e reja.

Aktualisht në listë për kreun e ri janë Elez Gjoza dhe Theodhor Masllavica.

Gjoza është një emër i njohur i shtangës shqiptare, pasi është mbajtës i 32-rekordeve, fitues i 12-medaljeve të arta dhe trajneri i ekipit të Partizanit.

 Ndërkohë që pas largimit nga sporti, Gjoza është edhe kryetar i Njësisë Bashkike Nr.2.

Gara pritet që të bëhet më e fortë deri në momentin e votimit final për zgjedhjen e kreut të ri.

Kujtojmë që FSHP është përfshirë nga shumë skandale këtë vit, pas përjashtimit të disa shtangisëtve

për përdorim të substancave të ndaluara dhe akuzave të vetë peshëngritësve drejtuar kreut aktual të FHSP-së, Esat Ademi.

(d.b/shqiptarja.com)