Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Kupën e shtatë Mesdhetare në peshëngritje, që startoi dje në Brindisi, pasi është pezulluar për shkak të mos likuidimit të gjobës 50 mijë dollar. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes Elez Gjoza për gazetën Shqiptarja.com mohon këtë fakt duke deklaruar se problemi i mospjesëmarrjes lidhet me mungesën e financave.
Gjoza ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të peshëngritjes Ilir Kraja i cili deklaroi se ekipi nuk do të marrë pjesë, pasi është pezulluar për shkak se nuk ka paguar gjobën. Përplasjet brenda institucionit janë mjaft të forta për arsyen e vërtetë, pasi të dy palët japin versione të kundërta për mungesën e pjesëmarrjes.
Presidenti Elez Gjoza, i zgjedhur vetëm pak kohë më parë në postin e presidentit deklaron se gjoba nuk ka ndikuar në pjesëmarrjen e ekipit në këtë event. “Sapo jam kthyer nga Brindizi, aty ku po zhvillohet kampionati Mesdhetar. Shqipëria nuk merr pjesë, pasi nuk kemi mundësi financiare për të përballuar shpenzimet.
Grandi që akordi Ministria është shpenzuar duke na kushtëzuar pjesëmarrjen. Nuk është aspak e vërtetë që jemi përjashtuar për shkak të mos likuidimit të gjobës. Nga Federata Botërore e Peshëngritjes kemi një afat deri më 16 mars për likuidimin. Deklaratat e sekretarit të FSHP, Ilir Kraja nuk janë të vërteta, ai nuk e di të vërtetën dhe është në ajër në lidhje me këtë cështje. E vërteta është kjo që unë po ju shpjegoj” deklaron Elez Gjoza.
Ndërkohë që Ilir Kraja, i kontaktuar për këtë cështje shprehet se ‘Unë jam zyrtar i këtij institucioni dhe e di të vërtetën. Shqipëria është përjashtuar nga ky aktivitet, pasi nuk ka likuiduar gjobën prej 50 mijë dollarësh që u vendos në shtator ndaj katër rasteve që rezultuan me doping” deklaron sekretari i përgjithshëm Ilir Kraja.
Por pavarësisht deklaratës së presidentit Gjoza, organizatorët e këtij eventi në Brindizi të Italisë nëpërmjet një e-maili kanë njoftuar presidentin se Shqipëria nuk mund të marrë pjesë, pasi është e pezulluar për shkak të mos likuidimit të gjobës 50 mijë $ duke i faktuar deklaratat e sekretarit Kraja.
Shqipëria në këtë turne do të merrte pjesë me Fetije Kasajn në peshën 58 kg, Bruno Nuhon në peshën 56 kg dhe Sopot Sulën në peshën 85 kg.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com